Gjykata e Prishtinës ka paralajmëruar se së shpejti do të lëshojë urdhërarrest për kreun e “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri.
Urdhërarresti do të lëshohet për shkak se Ymeri nuk mori pjesë në gjykimin ku akuzohet për rrahje të deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, bën me dije portali kosovar “Kallxo.com”.
Ymeri, si dhe deputeti i VV-së Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi e Besart Bujupi, akuzohen për sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, me qëllim shkaktimin e lëndimeve të lehta trupore.
Policia e Kosovës ka arrestuar ditët e fundit dhe disa anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca, dhe zëdhënësin Frashër Krasniqi.

ZAJEDNICA NUK KALON
KOSOVA ESHTE SHQIPERI
PERPARA VETEVENDOSJE.