Berisha takohet me presidentin e Azerbajxhanit, informon përmes Facebookut

anazapta

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, kryeministri Berisha është pritur nga presidenti Aliyev. Në vend të njoftimit zyrtar në faqen e Kryeministrisë, Berisha përdor Facebook-un për të informuar rreth takimit me presidentin gjatë vizitës në Azerbajxhan. “Të dashur miq, sapo përfundova një takim të ngrohtë dhe miqësor me mikun e madh të Shqipërisë dhe timin personal, Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në pallatin e tij presidencial. Në takim diskutuam gjerësisht mbi projektin TAP që afron kaq shumë dy vendet tona mike, të dyja me pozicion gjeografik të një rëndësie strategjike dhe potencial të madh bashkëpunimi miqësor në të gjitha fushat. Presidenti më siguroi për mbështetjen e qeverisë së tij për masterplanin për gazifikimin e Shqipërisë dhe angazhimin e sipërmarrjeve azere në realizimin e gazifikimit të vendit. Presidenti Alyiev ushqen ndjenjat më miqësore ndaj vendit dhe kombit tonë. Ai më konfirmoi dëshirën për të vizituar Shqipërinë në kohën më të afërt të përshtatshme për të. Takimi u zhvillua në frymë miqësie dhe mirëkuptimi të plotë. Sb”, shkruan Berisha.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *