Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të një Gjykate në Serbi për të dënuar 8 eprorë, pjestarë të luftës Çlirimtare të Kosovës, duke u shprehur se asnjë gjykatë serbe nuk ka të drejtë të marrë vendime të tilla.
Gjatë deklaratave në mbledhjen e qeverisë, Mustafa tha se Republika e Kosovës dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime dhe me anë të dialogut po mundohen që krijojnë kushte që secili shtet të kryejë fushveprimin në shtetin e vet.
”Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës reagojmë ndaj një procesi farsë gjyqësor në Serbi që dje dënoi tetë eprorë dhe pjesëtarë të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Asnjë gjykatë në Serbi nuk ka të drejtë të gjykoj qytetarët e Republikës së Kosovës. Aq më pak të zhvilloj procese gjyqësore ndaj luftëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë zhvilluar luftë çlirimtare duke respektuar ligjet dhe zakonet e luftës,” – tha kryeministri Mustafa.
Duke theksuar edhe njëherë që Kosova është vend i pavurur, Mustafa deklaroi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të njoftojë për këtë ngjarje partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që ata të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë që të ndërpriten farsa të tilla gjyqsore.
