I nderuar lexues!
Përroi i Thatë është dikues (afluent) i liqenit të Shkodrës që shtrihet në anën perëndimore të Alpeve Shqiptare. Ka gjatësi 44.5 km dhe sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 233 km2.
Pjesa dërrmuese e këtij pellgu është e ndërtuar prej gëlqerorësh dhe dolomitësh të karstëzuar që formojnë luginën e Përroit të Thatë, mjaft karakteristike.
Quhet Përroi i Thatë sepse ka rrjedhje sipërfaqësore vetëm gjatë periudhës së plotave, ndërsa në pjesën më të madhe të vitit shtrati i tij është i thatë dhe ujërat shkarkohen në liqenin e Shkodrës kryesisht nëpërmjet rrugës nëntokësore.

Ne Shegan quhet vendi ku ka kene qendra e peshkimit nga zona e mbikoplikut.Atje ishte thellesi teper e madhe dhe uji ishte akull i ftohte.Mos kjo vjen nga rrjedhja e nentokshme e Prroit te thate.
Perroi i Thate nuk ka uje ne asnje dite te vitit sepse ujrat e shiut rrjedhin thelle neper shkembinj!
Kjo eshte karakteristike e maleve dhe fushave te Malesise se Madhe te Shkodres,ku rralle gjen burime uji!
Per kete arsye ne keto zona nuk ka as lepuj apo kafshe te tjera te egra!
Te gjithe ujrat shkembore nentokesore derdhen ne liqenin e Shkodres dhe nje vend PIKTORESK,qe buron me shumice UJE I FTOHTE E I PIJSHEM eshte vendi i quajtur SHEGAN,qe dikur vendosnim arkat e birres apo zarzavatet dhe per 2 minuta NGRININ!
Perroi i Thate prane fshatit Zagore ka shtratin e tij te thelle rreth 50-60 metra ku dikur jane xhiruar mjaft filma artistike!
Ja vlen te vizitohet si monument NATYROR I RALLE ne Shqiperi!
Ne kete zone kam jetuar per 20 vjet si ushtarak dhe e njoh me pellembe duke ruajtur kujtimet me te mira!
Edhe per Perroin e Thate do beni censure?