Deputetët e Qipros takojnë kryepeshkopin Anastas

redaktor

Asambleja Parlamentare e Mesdheut (ALS) që prej dy ditësh po zhvillon aktivitetin e saj në Tiranë ka shënuar dhe një rast disi jo të zakonshëm.

Kjo për shkak delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Qipros ndër të tjera ka zhvilluar një takim edhe me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas.

Gjatë këtij takimi mësohet se kreu i ortodoksisë shqiptare i ka njohur parlamentarët qipriotë Nikos Tornaritis, Georgios Georgiu, Angelo Votsi dhe Roula Mavronicola për përpjekjet e Kishës së Shqipërisë për të forcuar vetëdijen ortodokse në Shqipëri dhe veprimit social.

Në lajmin e bërë publik dje nga agjencia greke e lajmeve “Off Site”, thuhet se gjatë takimit, të mbajtur së bashku me delegacionin parlamentar qipriot për ALS, kryepeshkopi duke iu referuar përpjekjeve të Kryedioqezës për të ndihmuar në forcimin e besimit ortodoks në Shqipëri, ku të krishterët ortodoksë, edhe pse jo shumicë, janë vlerësuar të jenë 22 për qind e popullsisë.

Gjithashtu, mësohet se kryepeshkopi Anastas i ka njohur deputetët e Qipros edhe me veprimtarinë social-kulturore të ortodoksisë në Shqipëri, ku sipas tij, përveç kishës, në Shqipëri veprojnë edhe disa shkolla dhe qendra të shërbimit mjekësor dhe “ka për qëllim për të krijuar dhe një universitet”- thekson “Off Site”.

Ai gjithashtu iu referua faktit se vështirësitë janë të shumta dhe ka nevojë për më shumë mbështetje nga shteti grek.

Share This Article
2 Comments
  • Fotografi te tilla tregojne se Shqiperia i ka kthyer krahet perendimit e po shikon nga Orienti.
    Quo vadis Albania???

  • Nje rast disi jo te zakonshem thote turku apo armiku i Jeorgios Kastriotis.
    Po pse mer teqele,a nuk te mjaftojne ty 1000 vjet Bizant Greke?
    Deri sa erdhen nostalgjis tuaj me shpata,perdhunime,prerje kokash,pengje nga gjiri i nenave Orthodokse?
    Kujton ty se ka patur shtete ne Bizant?
    Ka patur shtete ne kohen e Hasmit Turk,apo pashalleqe qe kush ishte Mysliman i kthyer me hir me pahir nga Orthodoks krenohej qe ishte turk?
    Po termi Shqipetare eshte i shekullit te 19te edhe ai Greke Oarthodoks i Bizantit.
    Pse Gjergji juaj katoliku nuk e mori Flamurin nga Papa?
    Pse Gjergji ishte katolike dhe vellai Orthodoks?
    Mire apo keq,ky vend para Turqise ka patur Paqe dhe te gjithe ishin Othodoks me emra,gjuhe Greke.
    Po a mund te shpjegohet ndryshe kjo armiqesi kunder Orthodokseve?
    se ketu ka mbire 75 % Osmanllinjte,kete e di gjithe bota dhe ne qe nuk ndruam identitet.
    Ne te ghithe Historine eshte e vertete qe pushtuesit ku kane shkuar kane krijuar identitet me ndrimin e toponimeve,ka me mijera raste dhe kete e tregon edhe kjo e albanistanit qe emrat e te gjitha Toponimeve si Agios Saranda, ne Shen Quaranta,Argjiro-Kastros,Ilisus,Emathia jo Mati,Epidamnos jo Durrazzo,Apollonia nuk eshte Perendi Turke prandaj e quani Fier se jini Hipokrite te vetvetes,Moskopolis jo Voskopoje.
    Mos u fshihni nga gishti juaj se kjo injorance,armiqesi ndermjet besimeve perjashto Diktaturen,eshte shkaterrimi i ketij Kombi Ilyro-Epirote qe i ka thene Papa per 1000 vjet Bizant dhe jo Prift nga Priest Anglisht,kete ju nuk mund ta kuptoni kapito?
    Edhe kete e dine mire ata qe nuk njohen Theofan Stilian Mavromatis qe nga Amerikanet,Serbet,Fashistet Italiane qe mbollen armiqesine dhe shkaterrimin ketu qe nga koha e Pirros Greke.
    Ata doni Ahmetin mbret se ky eshte sukses i percarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *