Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Më çudit fakti se si mundet presidenti i një vendi të shprehë gjithë atë duf inatçor kundër parlamentit dhe qeverisë. Madje duke përdorur gjithfarë marifetesh tërësish anti ligjore dhe kushtetuese. Me qëllimin e vetëm t’i bëjë barrikadë qeverisë si një lider i papërgjegjshëm partiak. Firmos dekrete të nxituara kur nuk duhet dhe mban të kyçur në xhepat e palltos së Berishës dekrete të dorës së parë. Duke krijuar jo pak probleme juridike në ecurinë e reformave dhe rikompozimin e qeverisë. Një gjë është e qartë për çdo shqiptar. Bujar Nishani i thyen ligjet e shtetit pasi edhe mandati i tij si president është i jashtëligjshëm. Të gjithë e dimë se si u vendos në krye të shtetit një president i komanduar nga PD-ja dhe beu Berisha. Preng Pjetri, Zejmen, Lezhë.
