Dy llojet e urive

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Uria për liri dhe uria për pushtet. Në mes është një greminë e thellë deri në kufijtë e ndërgjegjes. E pikërisht tentativa e sotme për të unifikuar e për të sheshuar këtë greminë bën të neveritshme çdo përpjekje të tillë. Ai vit i lavdishëm sot përdhoset e humbet vlerën në gojën makute për fitime abuzive të atyre që paturpësisht sot flasin në emër të tij. Jam i vetëdijshëm që sot shqiptarët po e kuptojnë më shumë se kurrë të vërtetën e kombit të tyre. Çdo përpjekje tjetërsimi do të ishte kriminale. Nuk mund të shitet gjithçka e ndershme në emër të pandershmërisë. Tashmë kjo është qartësisht e dukshme. Shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën që duhet ndjekur. Na priftë e mbara! Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *