“Baza 46” do të jetë “fun klubi” i tifozëve të Partizanit.
Pas disa muajsh punë intensive gjithçka duket se po shkon drejt përfundimit dhe hapjes së këtij klubi.
Partizani dhe ngjyra e kuqe mbizotërojnë ambientin që do të mbledhë rreth vetes tifozët e “demave”.
Hapja nuk është bërë zyrtare, pasi punimet akoma nuk kanë përfunduar deri në fund.
Mbështetësit e të kuqve po punojnë në aredimin e sipërfaqes dhe detaje të tjera apo edhe afresket në mure.
“Ultras” dhe “Qyteti është i joni” janë dy nga mesazhet e pikturuara në këto murale.
Ky do të jetë dhe ambienti i ri që do të kenë tifozët e Partizanit për të kryer të gjitha organizimet e tyre dhe për të menduar dhe koreografitë për ndeshje të caktuara apo çfarë do zhvillimi që do të kenë.
E rëndësishme për këtë lokal është se ndërtimi i tij është bërë me pasion dhe kënaqësinë personale të tifozëve.
