Posta Shqiptare është lider në tregun postar, duke garantuar cilësi dhe siguri të këtij shërbimi për të gjithë klientët e saj.
Në analizën vjetore 2015 të Postës Shqiptare, Drejtori i Postës, Majlind Lazimi theksoi se, viti që lamë pas ka qenë i suksesshëm për këtë institucion, ku fitimi është regjistruar në rreth 265 milionë lekë, ose tre herë më shumë nga çfarë ishte programuar.
Nga ana tjetër, Lazimi ka prezantuar si sfida për këtë vit rikonstruksionin e 50 zyrave, hapjen e zyrave të reja, si dhe vënien në jetë të projektit të post- bankës apo sistemit të pagesave përmes celularit.
Ne sapo jemi futur në epokën e tregtisë online, tha Lazimi, e cila është e tashmja dhe ardhmja e sektorit postar kudo nëpër botë. Prandaj ne po prëgatisim një strategji të mirëfilltë për të eksploruar çdo potencial të këtij tregu të ri si në aspektin teknologjik ashtu edhe logjistik.
Ai deklaroi se një tjetër avantazh që na diferencon nga konkurentët tanë në treg, është aftësia për të ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, nëpërmjet sporteleve universale, duke qënë kështu një zgjedhje shumë praktike për klientët, të cilët kursejnë kohën dhe kostot që do të duhej të ndërmerrnin nëse do të zhvendoseshin nga një zyrë në tjetrën për të kryer shërbime të ndryshme.
Posta Shqiptare aktualisht ofron 80 shërbime përmes 550 zyrave në të gjithë vendin.
Nga analiza ekonomike e vitit 2015, raportohet se rezultatet ishin pozitive me një fitim prej 265 mln lekë, 3 herë më shumë se fitimi i programuar.
Aktiviteti kryesor i Postës Shqiptare janë shërbimet postare, të cilat për vitin 2015 kanë sjellë 55% të të ardhurave të kompanisë duke shënuar edhe një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2014. Shërbimi ekspres (posta e shpejtë) është gjithashtu një shërbim në rritje, i cili ka kaluar pritshmëritë me një realizim prej 131.4%, çka premton për hapësira të reja për këtë shërbim, i cili në krahasim me operatorët privatë ofrohet kundrejt një çmimi mjaft konkurues.
As këtë vit nuk kanë ngelur mbrapa edhe shërbimet financiare-bankare të cilat kanë sjellë 42.2% të të ardhurave të Postës Shqiptare gjatë 2015.

Lazimi, krenohesh se ke fitim ne miliona leke?!
Po nuk keni turp, qe pensionistit kur ia coni pensioni ne shtepi, ia rritet tarifen nga 50 ne 100 leke? shto edhe leket qe mbajne postieret.
A mund t’ia hiqni fare kete tarife e t’ua coni pensionisteve falas ate palo pension?
Lazimi i Like Mones, posta nuk duhet te jete vetem per fitime por ne rradhe te pare per re ofruar sherbim te shpejte dhe cilesor per qytetaret.Late nam, do nje jave te vije nje leter brenda Tiranes e ju na flisni per arritje!
Po ,por trego sa i paguani punonjesit e postes?po e them une se ju nuk tregoni.90000 mije leke te vjetra ne muaj dhe bakshishin qe lejne pensionistet ja cojne drejtorave.