Në Kosovë, edhe ditën e djeshme, 19 shkurt, gjërat u përsëritën: gaz lotësjellës në sallën e parlamentit, deputetë me maska kundërgaz, lotë, të dëmtuar, deputetë të përjashtuar ng seancat, të tjerë të arrestuar, njerëz që protestojnë, personeli i sigurimit të Kuvendit të Kosovës që nxjerr jashtë deputetët e opozitës; këta të fundit, si edhe më parë, që për çdo gjë i vërsulen policisë, pasi kanë mbaruar thirrjet kundër qeverisë; një deputet, që rastësisht quhet lider, e krahasoi Kuvendin e vendit të tij me Kuvendin e Rashkës serbe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, largohet nga misioni i tij si parlamentar, në tavolinën e të ardhmes është hedhur versioni i largimit të të gjithë opozitës nga parlamenti, ambasadorë që shfryjnë, zakonisht duke iu përveshur opozitës, si ndodhi edhe ditën e djeshme me ambasadorin amerikan në Prishtinë, i cili sjelljen e opozitës e quajti të turpshme, deklarata politike nga të dy anët, dikush më i zbutur dhe dikush edhe më i egërsuar nga zbutja e tjetrit; ekonomia që nuk po njeh zhvillim, fakte të reja për rrjepjen e fondit të dikurshëm të Qeverisë “Bukoshi” në mërgim, dhe njëri nga rrjepësit mendohet të jetë pikërisht shefi i tashëm i qeverisë, Mustafa, pra një lëmsh politik i përmasave të pandodhura ndonjëherë në atë vend, ku mbi 90 për qind e popullsisë janë të një gjaku me bashkëkombasit në vendin që ata e quajnë, vendi amë.
Të gjitha kancelaritë perëndimore e jo vetëm ato janë të trazuara, dhe si është në praktikën e tyre, ato nuk heshtin. Po japin mendime, dërgojnë njerëz të specializuar që e njohin mirë Kosovën dhe liderët e saj, marrin takime, prononcohen burrat e shteteve të ndryshme, pastaj përsëri ekipe të tëra, bisedime, ftesa për dialog, rrugë të menduara se mund të zgjidhin diçka. Edhe Serbia, matanë kufirit, për fat të keq ndaj një kufiri që është shtyrë shumë tej në tokat e tjetërkujt, nuk hesht. E thonë një fjalë, herë për të thënë se jemi aty, herë herë për të shtyrë urat e zjarrit, herë tjetër për të dëshmuar se janë ende të fortë. Ndërsa liderët në Kosovë janë hasmëruar, ndërsa Serbia dënon me gjyqe të kurdisur ish drejtues të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lëshon urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa diplomacia e shumë vendeve të botës ka njërin sy dhe vemendjen tek Kosova… i vetmi vend që hesht, është Shqipëria. Ajo që duhej të fliste e para, që ka marrëveshje bashkëpunimi e traktate të së ardhmes. Të duket sikur për Shqipërinë, pushtet e opozitë bashkë, Kosova me hallet e saj është diku nga mesi i Afrikës dhe nuk ekziston.
Pushtetarët janë në dilemë: Cilën rrugë të ndjekin. Përkrahja pa asnjë rezervë e opozitës do të ishte një kundër-rrymë e mendimit politik perëndimor. Përkrahja pa asnjë dyshim e qeverisjes do të ishte një bjerje besimi tek një masë e ndjeshme e të rinjve në Kosovë, por edhe nuk e dinë se si mund të pritej kjo brenda sinorit të tyre administrativ. Për më tepër, nuk e dinë ende se si do të reagonte elektorati i saj në një “përzierje” të politikës zyrtare shqiptare në Kosovë.
Kanë gjetur rrugën e heshtjes. Kanë folur një herë a dy me zë të ulët e pastaj, të vejë si të vejë. Politika qeverisëse në Prishtinë, sidomos nga lidhjet e afërta Rama-Thaçi, do të ketë shpresuar për një mbështetje më të hapur, më të drejtpërdrejtë. Ata, sigurisht se e kanë kaluar fazën e dyshimit se mos heshtja e tashme e qeverisë Rama është një hakmarrje e vonë ndaj qeveritarëve lëdëkistë, të cilët, paburrërisht e tinëzisht, braktisën sallën e Kuvendit, kur aty do të fliste shefi i qeverisë shqiptare. Ose, duke dëgjuar nga njëri vesh Isa Mustafën, që tha se nuk ka kush nevojë për mendjen e Tiranës dhe të rrinë në punët e tyre, mendojnë se Mustafa është ligji, e vërteta dhe saktësia në Kosovë. Për Isa Mustafën nuk duhej të kishte kurrëfarë Shqipërie, ose një gjë të dobët, meskine dhe të përvjedhur nga udbashët e miqtë e tij titistë.
Presidenti Nishani, po ashtu, hesht. Ai ka heshtur edhe kur ka pasur mustaqe, edhe tani, pa mustaqe, çka tregon edhe një herë saktësinë e asaj fjalës së vjetër se, “burrë nuk të bëjnë mustaqet”. Heshtja e Nishanit është e kuptueshme: Ende nuk ka folur Shqup-i dhe, pa folur njësia bazë e tij, ose më saktë, formacioni i tij ushtarak, ai nuk mund të flasë. Nuk e kanë dërguar aty të flasë para Shqup-it, por pas tij, në mbështetje të tij.
Shefi i opozitës, Basha, megjithëse thotë kam gjak drenicaku, nuk flet. Hesht edhe ai. Nuk kam njohur deri më tash ndonjë drenicak që hesht kur Kosova është në ethet e dridhjes. Por, ashtu si zvjerdhet gjaku, ashtu zvjerdhet edhe burri, nëse ndonjëherë ka pasur burrëri. Basha, shefi i opozitës, për të disatën herë kërcënon shefin e qeverisë së tij se do të tërheqim zvarrë, kështu që, duke menduar për heqjen zvarrë e për të ardhur në pushtet, në djall le të shkojë Kosova. Ka mundësi edhe diçka tjetër, që mund të jetë më themelore: Nuk flet, sepse e di se nuk ia varin.
Çuditërisht, edhe i kudogjenduri Berisha që flet për gjithçka, hesht për Kosovën. Ai është mes dy dilemave të mëdha: nga njëra anë është në pushtet miku i tij, Isa Mustafa, që vjen nga e njëjta derexhe nga vjen edhe Berisha; nga ana tjetër, përkrahësi i tij më i madh në Kosovë, Ramush Haradinaj. Kujt t’ja prishë, kujt t’ja ndreqë?
Gjërat mund të eskalojnë në Kosovë. Ajo që po shohim sot mund të jetë nesër vetëm një filiz i parëndësishëm. Sepse, duam apo nuk duam, tëduket sikur opozita i ka shpallur luftë qeverisë dhe kjo e fundit i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Dy duar, për një kokë, por asnjë kokë për të ndryshuar gendjen. Dhe, nëse ndonjë ditë gjërat eskalojnë, çka askush nuk do e donte këtë, në një të ardhme, njerëzit do të pyesin: Po Shqipëria ku ishte.
Do të vijë një përgjigje e idhët: Ajo kishte heshtur. Kishte heshtur e gjitha, pozitë e opozitë, sepse Kosova nuk ishte në atë kohë në planet e saj politike.
Në vitin 1998, fillimin e luftës, mes të vrarëve të tjerë, ishte edhe një djalë i ri, me emrin Elbasan. Ishte koha kur shteti shqiptar ende nuk e kishte marrë seriozisht luftën në Kosovë. Ngurronte, planifikonte, heshtëte. Shkrova atëherë një shkrim nën titullin, “A u thotë gjë qeveritarëve në Tiranë emri Elbasan”, dhe duke treguar vrasjen e këtij djali të ri, bëja pyetjen se deri kur do të kishte heshtje. Më vjen keq, që pas kaq shumë viteve bëj të njëjtën pyetje, megjithëse nuk është luftë, nuk janë dy palë që luftojnë, si kishin luftuar dekadash, nuk është hasmërimi shekullor mes dy kombeve, por një gjë është e sigurtë: Nëse nuk flasin tani, le të rrinë gjithnjë në heshtje. Të nesërmen mund të jetë vonë.

Politika zyrtare e Tiranes e kupton qarte se kaosi ne Kosove ka marken Made in BE. Pas zgjedhjeve ne Kosove, BE urdheroi Gjykatat kosovare te bllokonin zgjedhjen e Kryeparlamentarit nga shumica, por donin nga opozita e Thacit. Bllokuan formimin e qeverise nga shumica e zgjedhur per 7-8 muaj vetem per nje arsye : Nuk donin qeveri me Kryeminister R. Haradinajn! Donin qeveri-kukull me Thac servilin brenda. Dhe u josh ai anemiku Mustafa qe te bashkohej me Thacin ne qeverine qe do garantonte Zajednicen. Projektin me anti-kosovar politik. Gjithe kete loje te qelbur te BE, qeveria e Tiranes e di mire. Midis perkrahjes se kosovareve dhe bythlepirjes se Brukselit, Rama ka zgjedhur te dyten. Dhe hesht pa turpesisht sikur eshte qorruar. Qorri me i plote eshte ai qe nuk ka deshire per sy. Dhe qeveria e Tiranes nuk do sy te shohe maskaraden politike qe Perendimi po i imponon vellezerve kosovare.
I nderuari Bedri!
Pse i bie larg e larg problemit,por nuk e thua shqip?
SA HERE KA PATUR PROBLEME SERIOZE NE KOSOVE,aq here Sali Berisha,ky agjent i UDB-se ka hapur probleme ne Shqiperi!
Kete e ka vertetuar jeta per 25 vjet rresht!
Edhe tani,kur Kosova eshte bere TYM e FLAKE,Sali Berisha nepermjet jenicerit te tij SAKAT po sajon rremujen me mos miratimin e ministrave te rinj!
Per ta bere me te rrezikeshme situaten,kerkon te vere ne loje edhe Gjykaten Kushtetuese,duke kujtuar se e ka VARTESEN e tij qe t’i beje interpreetime te Kushtetutes meqenese ai vete nuk i ben dot!
Ne keto momente FAJI i bie Edi Rames,qe nuk del hapur dhge te deklaroje se PRESIDENTI I REPUBLIKES,PO BEHET PALE NE MBESHTETJEN E ARMIQVE TE SHQIPERISE QE DUAN DESTABILIZIM,qe Shqiperia te mos kete kohe e mundesi te ndihmoje Kosoven!
Boll e duruam kete DORDOLEC prasident!
Ai duhet demaskuar boterisht,te organizohen PROTESTA TE FUQISHME para presidences dhe te filloje procedura e SHKARKIMIT TE TIJ menjehere!
SHPORRENI KETE NJERI SERVIL te hapur te Berishes qe i ka bere aq deme Shqiperise per 4 vjet sa as pushtuesi nazist nuk i beri dot!
Kosova ne se flasim me gjuhen e popullit i perngjan asaj thenjes : ” U rrit Kunglli mori Gardhin ” , ” Budallait nuk i hyn ne sy i mencmi , sepse ai kujton se i di te gjitha ” , ” Rruana O Zot mos ma hyje vehtia ne qejf . ” Keshtu shpjegohet mos Respektimi e njohja e Ligjit , Mos respektimi dhe injorimi i Nderkombetareve si Sh B . A dhe B . E + Shqiperine ka shume domethenje ? populli ketyre alabakeve te asaj popitike berjes ne Kosove . i identifikon : ” Dhi e Zgjebur e Bishtin Perpjete .”? Mendoj se ne rastin e kesaj krize , Kryeministeri Mustafa eshte identifikuar tashme si njeri i pa afet , pa mbeshtetje popullore , gje qe ai duhet ti lexojedrejt dhe te reflektoje te dore hiqet dhe te gjgjithet nje tjeter prson mbase nga ai subjekt i cili te kete Aftesi , Integritet e te jete Perbashkues .
Plotesisht e vertete
Per Kosoven mendon gjithmone “IDHULLI” i tyre Sali Berisha!
Sa filluan perleshjet ne Kosove,ai i dha urdher Nishanit te beje RREMUJE,duke mos miratuar ministrat e rinj dhe duke e zgjatur SHERRIN sa me gjate!
Gjithmone kete pune ka bere Berisha me Kosoven,prandaj mos u merzitni:Jeni ne nje vale me Serbine!
BUKUR , SHUME BUKUR E KE THENE MENDIMIN TEND – KOSOVARI – . BEeja E KA PERGADITUR LEMSHIN SOTEM NE KOSOVE . Por ketu ka dhe nje gje shume te pakuptimt ; si ka mundesi qe po te pyesish si elektoratin e majte dhe te djathte ne Shqiperi , ata , pa asnje medyshje te thone se si Zajdenica , ashtu dhe per vijen kufitsre me Malin e Zi nuk duhesh te aprovoheshin nga pushtetembajtesit e Kosoves . Por kreret e politikes , si ata te te majtes dhe ata te se djathtes heshtin , heshtin , sepse te dy palet jane lolo te te huajve , pra ata te dy grupimet te majte e te djathet ketu , per hire te mbeshtetjes per tu zgjedhur aty ku jane e per ata qe duan te jene , u nevojitet mbeshtetja nga te huajt . Te gjitha keto vertetojne se ne si shtet nuk jemi te pamvarur ashtu siq u vendos me 28 Nentor 1912 , por pas 1991 jemi kthyer ne nje shtet protektarat .
KOSOVA ESHTE E KOSOVAREVE
ore zoteri me mendje te shkurter dhe goje te gjate. E vetmja gje qe duhet te mbrojme eshte zhberja e Zajednices, marreveshjes se ndyre te lidereve kodoshe e antikosovare qe ti mbron me te tepert.
Asnje milimeter e trojeve te gjakosura te Ksoves nuk mund te pervetesohet nga armiqte mijera vjeçare te shqiptareve: serbo-malazezet.
Kosovaret nuk u flijuan per te pare ne zemer te tyre ngritjen e nje Serbie te vogel.
Haradinaj e sorollope si ai, nuk mund te jene e ardhmja e Kosoves, sepse qelbesira si Mustafa dhe kodoshi yt i preferuar Thaçi as qe kane patur ndonjehere ne rradaken e tyre sovranitetin dhe mireqenjen e kosovareve qe i kane votebesuar.
Ti paske shkruar nje artikull aso kohe per te riun me emrin Elbasan, po nese do thelloheshe pak ne hulumtimet tuaja, do shokoheshe se te rinj me kete emer jane dy te vrare nga serbo-malazezet qe Thaçi dhe ti i adhuroni ne heshtje.
Njeri quhej Elbasan Jakup Berisha – dtl. 28.11.1983 i vrare ne Berishe te Kosoves me 27.03.1999 dhe tjetri quhej Elbasan Halit Bojaj, nga Kernica i dtl. 06.06.1982, i vrare ne Izbice te Skenderajt me 11.05.1999, qe te dy civile dhe jo ushtare te Uçk-s.
Me siguri te ka interesuar Elbasani i Berishes, sepse te tjere kosovare te flijuar per çlirimin e trojeve te tyre, pak te kane interesuar dhe te interesojne.
Ramat, Nishanet, Bashajt dhe gjithe mizerjet qe drejtojne kete ane te kufirit, jane nje me Mustafet dhe Thaçet tuaj te sheqerosur nga serbo-malazezizmi eklatant antishqiptar.
VV-ja dhe ndjekesit e saj, kane jo vetem te drejten legjitime per te mbrojtur lirine e fituar me gjak, por edhe detyren patriotike per ti zhbythur me forcen jo vetm te mjeteve demokratike por nese gjerat nuk ndryshohen, edhe me forcen e ndeshkimit popullor.
Nuk ka pse Shqiperia te perzihet ne punet e brendeshme te kosovareve, detyra dhe obligimi yne eshte mbeshtetja e kosovareve ne ruajtjen e sovranitetit, te kufinjve te fituar me gjak dhe te prosperiteti te tyre.
NJE BRAVO TE MADHE PER TY XUME PROTOPAPA. ESHTE PLOTESISHT KESHTU SI E THUA TI DHE NUK E LUAN AS TOPI. FLM .
I nderuari Bedri!
Pse i bie larg e larg problemit,por nuk e thua shqip?
SA HERE KA PATUR PROBLEME SERIOZE NE KOSOVE,aq here Sali Berisha,ky agjent i UDB-se ka hapur probleme ne Shqiperi!
Kete e ka vertetuar jeta per 25 vjet rresht!
Edhe tani,kur Kosova eshte bere TYM e FLAKE,Sali Berisha nepermjet jenicerit te tij SAKAT po sajon rremujen me mos miratimin e ministrave te rinj!
Per ta bere me te rrezikeshme situaten,kerkon te vere ne loje edhe Gjykaten Kushtetuese,duke kujtuar se e ka VARTESEN e tij qe t’i beje interpreetime te Kushtetutes meqenese ai vete nuk i ben dot!
Ne keto momente FAJI i bie Edi Rames,qe nuk del hapur dhge te deklaroje se PRESIDENTI I REPUBLIKES,PO BEHET PALE NE MBESHTETJEN E ARMIQVE TE SHQIPERISE QE DUAN DESTABILIZIM,qe Shqiperia te mos kete kohe e mundesi te ndihmoje Kosoven!
Boll e duruam kete DORDOLEC prasident!
Ai duhet demaskuar boterisht,te organizohen PROTESTA TE FUQISHME para presidences dhe te filloje procedura e SHKARKIMIT TE TIJ menjehere!
SHPORRENI KETE NJERI SERVIL te hapur te Berishes qe i ka bere aq deme Shqiperise per 4 vjet sa as pushtuesi nazist nuk i beri dot!
Xume ke fole si burrat. Sa per Shqiperine me mire mos perzihet se sa te perzihet dhe te flase brockulla.Ti Xume mbase nuk e ke fiksuar kur ministri Bushati dmth qeveria shqiptare disa dite para se gjykata kushtetuese te jepte vendimin se marevshjet ishin antikushtetuese, po na mbushte mendjen se mareveshjet ishin kushtetuese ne perputhje me orinetimwet e BE dhe SHBA.. e bla bla bla.. por atyre te kushtetueses Kosovare u dhimbset jeta dhe nuk ja u mbajti bytha te jepnin vendimin ndryshe se tek e fundit horrat e politikes i lajne duart si Pons Pilati mbas vendimit te kushtetueses.
o kosovari po sa i shkrete qe je ti ne mende ,aman….
Mos doni t’i dergojme Kosoves nje tjeter Rexhep Mitrovica si kryeminister dhe Xhaferr Deva si minister te brendeshem,sic bene kosovaret gjate pushtimit nazist ne Shqiperi?????
Se gjakun e PARTIZANEVE shqiptare te ENVER HOXHES keta kosovaret e mohuan,bile e poshteruan gjoja sikur (sipas tyre) ata kishin shkuar atje per te ndihmuar titistet!!
Edhe per ndihmen e dhene ne 1999-ten prap u treguan mosmirenjohes sepse ate qe i TRADHETOI atehere,Sali Berishen e bene HERO!!!
Shteti i Kosaves eshte krijese e dobet! Pas kesaj renia ne dore te Hashimit dhe Mustafes do ta ktheje Kosoven perseri nen Serbine! Ketu Shqiperia nuk hyn! Politika e Be e perjashton Kosoven per Serbine -Rusine!
Nuk mundet Edi Rama te rregulloj per dy vite ate qe ckaterroj ne Shqiperi Sali Berisha per 25 vite dhe Hasim Thaci n ne Kosove. Edi ushtron pushtetin ne koalicion me Meten. Me nje kryetar qe eshte me teper vegel e Berishes sesa kryetar i Shqiperise. Me udheheqes te Salise ne shumicen e institucioneve shqiptare.Ku keni pare qe Presidenti qe duhej te kishte me tepet funkcion simbolik don te uzurpoj rolin e Kryeministrit dhe Parlamentit ne zgjelljen e ministerve. Kete mund ta shifesh vetem ne Shqiperi.
Perse ne Kosove nuk po intervenon “baba” i kombit shqiptar Sali Rame Berisha.
‘Te flasi Shqiperija…’!?
Paske pjerdhur nga trute,nuk flasin as malet e Shqiperise as lisat e gjate as fushat e gjera me lule qe ti i dogmatis’ dite e nate—-POR flet shteti,perfaqesuesit ev shtetit ,burrat e shtetit shqipetar——QE 25 VJET NUK EGZISTON ASGJE E ASKUSH.Perveò ca ambasadore qe shkerdhejne grate e shqipetareve e u bije infarkt mbi dafllak !
Mire qe ish Shqiperine nuk e njeh po ti nuk njokerke as vehten!
Komentit te Dokleatit nuk ke se cfar i shton me teper.Ne ato pak rreshta,i ka thene te gjitha.
NE SHQIPERI KA RENE HESHTJA PER NJE ARESYE,ESHTE LEHTE TE MARESH NJE LEND POR NUK ESHTE E LEHTE JO VETEM TA MBASH POR DHE TA QEVERISESH,PO BBYLLE DYERT DIKU NJE DRITARE DO HAPET,ASNJEHERE MOS E HARO,JO VETEM BABAIN POR DHE DJALIN GOD BLESSED YOU ALL, FBI.
A I thote gje Shqiperise fjala Islam do thoshje me mire.
Perse luftoi Jeorgios Kastriotis per nje bace me Pashallare, me identitet Islam, me emra, bese Islame?
Turp thote artikullshkruesi tha ambasadori amerikan per opoziten!
Opoziten e Asadit, nuk e kritikoi si Opoziten e Mubarakut.
Varet se si I kane interesat ata qe krijojne shtete te tilla, se nje njeri apo edhe shtet, kur eshte ne borxh moral, ekonomik nuk varet asgje nga lenda e eksperimentit por nga ai qe ben eksperimentin.
@Akili
I ke rene pikes me kete muhabetin e eksperimentit!!
Kame parasysh eksperimentin jugosllav qe ia nxorri tymin jugosllavise nga vrima e prasme e ortodoksizmit serb.
Por edhe eksperimentin grek qe eshte ne progres ku as vete lenda e eksperimentit nuk e di se ku do i dali tymi.
Mos harro te beshe kryqin para se ti futesh gruas ne krevat se nuk I dihet se c’te gjen naten. Edhe vellezerit e tu te mendjes e mbajne bythen perpjet pes here ne dite nga frika e te madhit zot qe I ka bere peshqesh tek eksperimentuesi….
Shqiperia nuk ka si futet ne corben e bere nga B.E.ja,prandaj nuk ka kuptim te zgjatemi ne kete diskutim.Politika nderkombetare nuk behet me dy bythe njera perkrah serbin dhe i jep ati te drejta qe nuk i takojne dhe nga ana tjeter denojne per genocid ndaj serbeve kamandantet e U.C.K se atehere lind pyetja perse sulmoi N.A.T.O. per te shpetuar serbet?Pergjigjen me te mire po ja jep beogradi me protestat anti nato dhe thirje per Putinin.Asnjehere perendimit nuk i ka interesuar forcimi i shtetit Shqiptar pa le Kosoven duke i dhene prioritet serbeve dhe grekeve per orekset e tyre.Evropa e meriton thenien e te pareve tane “Europ o kurve e motit’,por shpresojme qe Sh.B.A.ja mos bjere ne gracken e kesaj putane.Nje shqiperi solide ne mbare hapesiren e saj dhe mbeshtetje e SH.B.A.se nuk egziston me eorope apo rus dhe kete e dine shume mire keta batakcinj.
Po ti Bedri pse hesht? Ne vend te ankohesh per Shqiperine, luaj roline gazetarit dhe informo opinioin e Shqiperise per ate qe po ndodh ne Kosove. Per mua heshtja e Shqiperise (mazhorance opozite) nuk eshte taktike por thjesht mungese e mjaftueshme analizash cfare po ndodh realisht ne Kosove. Dhe kur nuk i njeh gjerat me mire te mbyllesh gojen sa te thuash idiotesira. Kosova eshte bere me keq se nje vend afrikan ku fiset perleshen midis tyre dhe brenda tyre. Prandaj Bedri me shume pedagogji; na shpjego shkurt dhe thjesht cfare po ndodh ne Kosove por pa mbajtur qendrim partizan. Tung