Një çift zyrtarësh gjermanë mësohet se janë kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në tualet, ndërkohë që mbahej samiti ku David Kameron po rinegocionte për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE.
Çifti u gjet i kyçur në një tualet në ndërtesën Lex-it në Brukselit, ndërkohë që liderët kontinentalë po diskutonin të ardhmen e Britanisë, bën me dije “Daily Mail”.
Ndërtesa e Lex-it ndodhet shumë pranë sallës së bisedimeve, dhe përdoret më së shumti për përkthyesit.
Kancelarja gjermane angela Merkel me siguri nuk do të jetë e lumtur kur ta mësojë skandalin në fjalë.
