Shkodër, vetëvritet për shkak të depresionit 34-vjeçari

redaktor

Një person është vetëvrarë këtë të shtunë në Shkodër, duke qëlluar veten me armë zjarri. Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është identifikuar me inicialet L.S dhe i moshës 34-vjeç.

Sipas burimeve, shkak i vetëvrasjes së të riut, me banim në fshatin Vuksanaj, dyshohet të ketë qenë gjendja depresive.

Në vendin e ngjarjes uniformat blu sekuestruan armën e krimit, model 56, një krehër dhe gëzhojën e plumbit të qëlluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Share This Article
2 Comments
  • Kush ua shkaktoi depresionin ketyre vetevrasesve qe sa vijne e po shtohen ne kete te ashtuquajtur demikraci…. Cudi se ne “diktaturen e proletariatit” nuk ka patur kaq shume depresion e vetevrasje per te mos thene hic fare . Pse nuk thoni qe ky qenka sistem edhe i depresionit krahas i droges, i prostitucionit, i mashtrimeve, i korrupsionit, i trafikimit te paligjshem… i MAFIAS …i degjenerimit shocial….etj…….

  • Z.Sami!
    Le te behet me studime statistike.Kur vetflijimet beheshin me shume sot ne liri-demokraci.Apo ne dhune-diktature.
    Mbi rrezultatet e dala nga statistika te vlersohet dhe demokracia.Para dhe mbas vitit 1990.
    Sepse ne diktature duhesh te lulzonte stresi,depresioni dhe vetflijimi do ishte galopant.
    Ne qe e jetume ate kohe nuk ndigjume raste te tilla vetflijimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *