I rikthyer fuqishëm dhe me sukses nga dëmtimi i rëndë që e mbajti jashtë fushave për një kohë shumë të gjatë, qendërmbrojtësi i Kombëtares kuqezi që aktivizohet në Bundesligë me FC Koln u shfaq me një performancë të shkëlqyer në tre ndeshjet e fundit të zhvilluara në kampionat, duke kontribuar në regjistrimin e tre rezultateve pozitive, përkatësisht dy barazimeve dhe një fitore.
Një sukses që fatkeqësisht u desh të ndalte dje.
Për shkak të një shqetësimi të ndjerë së fundmi, futbollisti shqiptar nuk ishte dje i grumbulluar për ndeshjen që ekipi i tij, FC Koln, zhvilloi në transfertë ndaj Borussia Monchengladbach.
Një mungesë që ka korresponduar edhe me disfatën e parë të regjistruar nga FC Koln në katër ndeshjet e fundit, teksa janë mundur me rezultatin 1-0, pavarësisht rikthimit në fushë të kapitenit Matthias Lehmann.
Zyrtarët e FC Koln nuk kanë dhënë ende sqarimet mbi masën e dëmtimit apo arsyet e shqetësimit që po vuan Mavraj.
