Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar Dita! Erdhi, iku, por s’na tha një fjalë… Tash një javë, nga fundi i dynjasë, na erdhi për “vizitë” miku amerikan Kerri. Duket se kishte ndonjë hall, sepse para ca kohësh, na kaloi te pragu i portës (kur erdhi në Ballkan) dhe “as na i hodhi sytë fare”.
Megjithatë pushtetarë e politikanë (hajvan-shejtanë) u pispillosën, u lyen e u zhgërryen me bojëra e livando dhe o burra kush e kush ta priste më parë mikun. Bile në garë u vu edhe tetari i komanduar i presidencës, sa që hapi sytë e u habit edhe Daj Kerri kur pa Jarin e Nishanllinjve te shkalla e avionit, si përgjegjës roje! Servilizmi ynë s’ka brirë, por bythëlëpirje tradicionale. Por nejse…
Populli besonte se “miku” kishte ardhur me ndonjë “kopaçe” të madhe e do t’u binte në kokë e me emër kriminelëve, hajdutëve, të korruptuarve etj. Mirëpo edhe kësaj radhe, mundi vajti kot dhe gjendja ngeli te “inventari” i orëve, kostumeve, fustaneve, makinave etj. tepër luksoze që i kishte “zbuluar” edhe çiraku i tij, Lulu kinez, dhe që populli sikur s’i shihte dot barkfryrët, qafëderrat e surratdhjamosurit.
“Miku i madh” nuk na kishte ardhur për hallet tona, por për të vetat. Plaku Kerri kishte merakun e krushqve opozitar iranian, që nuk i pranonin në asnjë shtet. Dhe për këtë “hall” të krushkut Xhon, ishte rënë në “ujdi” me këta pafillot tanë të politikës, që kjo punë të bëhej fshehur (si shumë punë të tilla), sepse mund të kishte pasoja (sikurse me armët kimike).
Po ku është këtu morali i politikës amerikane që gjëra të tilla me ndjeshmëri sociale, të mbahen fshehur nga populli që të ka votuar (ose jo)? Me çfarë logjike vendos shteti amerikan për të sjellë opozitarë iranianë, muxhahidinë (për hatër krushqie), kur vetë gjysma e shqiptarëve, për shkak varfërie dhe të politikës antipopullore 25 vjeçare, kanë marrë rrugët e kurbetit nëpër botë?
“Faleminderit” SHBA dhe BE për “ndihmën e madhe” që na jepni në shekuj… Turpi qoftë për ju për sjelljen tuaj hipokrite. Përshëndetje! Kapo
