Përfshihet nga flakët automjeti i shtetasit nga Kosova

Dita

Një automjet i tipit BMW me targa zvicerane është përfshirë nga flakët ndërsa ishte i parkuar në afërsi të Shkëmbit të Kavajës gjatë ditës së diele.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se automjeti është në pronësi të shtetasit M.H., 28 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Zvicër.

Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit në automjet nuk ka pasur persona, por flakët kanë dëmtuar pjesën e përparme të automjetit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në mjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *