Horoskopi, 22 shkurt 2016

anazapta

Dashi

Pritet sërish një kuadër yjor pozitiv me një mbështetje të gjithanshme të yjeve, gjë që do t’ju japë mundësinë për të qenë kompetitivë në shumë aspekte. Duhet të keni më shumë te vetja.

 

Demi

Edhe pse shenja juaj sot është me shumë yje pozitivë, Marsi është akoma në një orbitë që sjell më shumë pengesa për ju, prandaj ju këshillohet të tregoheni të kujdesshëm. Erosi në rritje.

 

Binjakët

Është një periudhë shumë e intensive, por edhe e ndërlikuar kjo në të cilën ndodheni tani dhe kërkohet që të jeni shumë të vëmendshëm në hapat që do të hidhni. Kujdes edhe me aleatët që zgjidhni.

 

 

Gaforrja

Edhe në këtë periudhë vazhdoni të jeni të favorizuar nga një numër planetësh të mirë, prandaj edhe dita e sotme pritet të ketë shumë anë pozitive në aspektin profesional. Mirë dhe erosi.

 

 

Luani

Sot mund të jeni disi të plogët dhe pa shumë fantazi, ndoshta ngaqë nga Marsi në shenjë sot sjell konfuzion. E vështirë që sot të arrini ndonjë marrëveshje, por asgjë nuk do të humbisni.

 

 

Virgjëresha

Sot pritet një ditë përgjithësisht e qetë, pasi duket se hyrja në shenjë e Saturnit sjell edhe një lloj baraspeshe që është pozitive për ju. Raportet ndërpersonale lenë për të dëshiruar.

 

Peshorja

Janë shumë planetë të favorshëm në shenjën tuaj, por mjafton që sateliti i Tokës, Hëna të jetë i paqëndrueshëm në shenjë dhe ju mund të humbni qetësinë. Nuk duhet të tërhiqeni nga një propozim.

 

Akrepi

Tashmë Marsi është plotësisht në shenjën tuaj dhe janë të gjitha gjasat që të ketë një ndikim të gjatë, prandaj nuk do t’ju mungojë as vrulli e as energjitë në punë. Mirë raportet me partnerin.

 

Shigjetari

Jeni shumë të zënë me punët tuaja të përditshme, por kjo nuk do të thotë që të lini pas dore problemet personale, sepse kur të trashen do të jetë shumë më e vështirë për ti zgjidhur.

 

Bricjapi

Janë Merkuri nga njëra anë dhe Hëna nga ana tjetër ata që e gjallërojnë shumë jetën tuaj, por kujdes sepse sateliti i Tokës stimulon edhe xhelozinë, që është shkaktare për sherre e grindje.

 

Ujori

Sot pritet një ditë shumë interesante jo vetëm në aspektin e aktivitetit tuaj ekonomik, por edhe në atë sentimental. Duket se sot keni për t’i thënë po një propozimi që ju ka futur në mendime.

 

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje sot do të jenë nën ndikimin e Marsit, prandaj do të jenë shumë aktivë në çdo aspekt. Priten zhvillime të reja në planin profesional, ndërsa keni rikuperuar në atë sentimental

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *