Telebingo Shqiptare / Shorteu 21 Shkurt 2016

redaktor

Çmimi i madh javës prej 2,126,400 lekësh shkon në Korçë

Telebingo Shqiptare shton dozën e dhuratave dhe çmimeve të mëdha për pjesëmarrësit e rregullt të lojës. Shorteu i ditës së djeshme ka dhuruar emocione të shumta për fituesit e përzgjedhur, ku një ndër to ishte edhe çmimi i madh i javës, i cili kësaj here ka mbërritur në më shumë se 21 milionë lekë (të vjetra).

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike fillimisht të ndalet në kryeqytet, duke shpallur Mozën si fituesen e parë të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Moza ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar të qëndrojë në Tiranë, ku Ana ka tentuar që të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Volkswagen Up”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej makina, Ana ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend, shumën prej 35,000 lekësh.

Një tjetër fitues i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Markun, i cili me përzgjedhjen e bërë, ka siguruar nga Telebingo 15,000 lekë, si dhe 2 orë të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Përzgjedhja e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike edhe në qytetin e Fierit. Ne betejën me dhuratat dhe çmimet e zarfeve, Petraqi, është shpallur fitues i plot 70,000 lekëve. Loja është ndalur më pas edhe në qytetin e Kavajës. Fituesi i përzgjedhur në këtë qytet ka siguruar 40,000 lekë.

Lumturia në Përrenjas ishte një tjetër fituese që ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar 100,000 lekë, si dhe një tapet të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 2,126,400 lekëve.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në Korçë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 16816 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 188 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 3390 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

1

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *