Njeriu i qametit…

redaktor

Presidenti i Republikës filloi nga “teoritë konstitucionale”. Pasi ai dhe paraardhësit e tij kanë vepruar krejt ndryshe nga sa kërkon ky sot, për plotë 20 vjet me radhë, tani që i duhet destabiliteti mizorit antishqiptar Berisha, bën lodra me Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti ka për detyrë dekretimin e menjëhershëm të akteve të Kryeministrit për emërimin e ministrave. Është kompetencë ekskluzive e kryeministrit emërim-shkarkimi i ministrave. Të pengosh, të vonosh ose të vesh në diskutim aktet që ka në kompetencë sipas Kushtetutës kryeministri, fituesi i zgjedhjeve parlamentare, do të thotë të kesh mangësi në zhvillimin normal intelektual, sepse nuk mund të diskutohet për gjëra kaq të thjeshta të njohjes së shtetit dhe funksionimit të tij.

Kushtetuta e Shqipërisë i ka dhënë Presidentit të Republikës vetëm kompetenca honorifike. Vet mënyra e zgjedhjes së tij, flet qartë se çfarë është dhe çfarë kompetenca ka. Ndryshe, liria e zgjedhjes, vullneti i popullit që me votën e tij rrëzon dikë dhe ngre dikë, do të mbetej një fiksion i shkruar, por i pa zbatuar. Në këtë mënyrë sovrani popull shkelet me këmbë nga një njeri që minimumi që duhet ta emërtosh, është të qenurit i papërgjegjshëm mental! Kjo do të thotë se fatkeqësisht nuk kemi “de fakto” President të Republikës.

Berisha jo pa qëllim zgjodhi Nishanin. Ai e dinte që në 23 qershor 2013 populli shqiptar do e varroste për së gjalli me votën e tij të lirë, sepse ishte bërë “kanceri” i Shqipërisë. Për rrjedhojë Berishës i interesonte që pas tij të bëhej qameti! Dhe i vetmi institucion, sipas Berishës, i cili mund të sillte “qametin” në Shqipëri, ishte Presidenti i Republikës! Kjo për faktin se fituesit e 23 qershorit 2013 ishin “të dënuar” të punonin me një President që u kishte lënë Berisha!

Në të njëjtën mënyrë, si zgjedhja e Nishanit, janë zgjedhur edhe presidentë të tjerë të Republikës. Mirëpo ata, kur kanë shikonin që Berisha bëhej “për të marrë ilaçet”, e anashkalonin vendin nga dallëditë e tij dhe shteti funksiononte. Një President i tillë, burrë i pjekur shteti, ishte Alfred Moisiu.

Fenomeni Moisiu e bëri të vëmendshëm Berishën, ndaj vendosi si President Nishanin, një njeri jo normal, dhe kur ishte me shëndet të mirë, lëre pastaj kur Zoti i dha fatkeqësinë e sëmundjes, për të cilën duhet mëshiruar. Për rrjedhojë prej këtij Presidenti pritet gjithçka. Pse, pak ju duket juve, normale ju duket juve, kur shikoni Presidentin e Republikës te shkallët e avionit, si lypsar tipik, ditën që erdhi Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri për vizitë zyrtare në Tiranë? Ajo skenë ishte dhe do të mbetet turpi më i rëndë në historinë e shtetit shqiptar.

Mirëpo në këtë gjendje katastrofale këtë “mavri” President e çoi Berisha, i cili kur pa mospërfshirjen e Presidentit në protokollin e takimeve me Kerrin, e vërsuli atë drejt skandalit, vetëm e vetëm që “të fitonte ndonjë pikë” Partia e tij! Në këto kushte vendi, shteti, demokracia janë vënë në pikëpyetje për shkak të papërgjegjshmërisë së institucionit të Presidentit të Republikës. Nishani nuk mban asnjë përgjegjësi as sot dhe as nesër për çka bën. Ai nesër nuk e ka për gjë të thotë: “Po ju kur e patë që unë bëja veprime të pakontrolluara, pse më latë të dëmtoja Shqipërinë”?!

Ndaj, një orë e më parë, Kuvendi i Shqipërisë duhet të nisë procedurat për shkarkimin e Nishanit. Kështu justifikohen të gjitha veprimet antikushtetuese dhe qyqare, si ai i fundit në Aeroportin e Rinasit me Sekretarin e Shtetit Amerikan Kerri, të Nishanit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *