Hapësirat publike dhe “pushtimi”

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Nuk mbaj mend që ndonjë kryetar bashkie mos ta nisë “çlirimin” e Tiranës me betejën kundër kutive të kartonit me sallatë apo karrigeve të drunjta para ndonjë dyqani. Natyrisht që trotuaret nuk duhen zënë e për këtë jemi të gjithë dakord. Por në fakt pushtimi i vërtetë ka ndodhur e megjithëse i reduktuar, po ndodh në të tjera forma.

Po ju jap një shembull. Mendoj që edhe lumi edhe deti, meqë janë hapësira publike duhen mbrojtur, bile më shumë se trotuaret apo qoshe pallatesh të zëna me objekte portative që mund të lëvizin në çdo moment. Në veri të Tiranës, për ata pak që s’e dinë, është lumi po me këtë emër. Të merr lemeria të shohësh ku është katandisur kjo hapësirë ujore publike. Jo në Afrikë, por nuk besoj se ka në planet ndonjë të ngjashëm. Në fakt është shumë më komode të heqësh ndonjë karrige apo arkë nga trotuaret në mes të qytetit se atje ku veprimi për ta mbrojtur të bën “pis” këpucët! Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *