Partia jonë, privilegjet tuaja!

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Falë bujarisë së gazetës Dita që na jep mundësinë të demonstrojmë mendimet tona përmes portalit të saj, “Letrat e lexuesve”, ndihemi disi njerëz të vlerësuar thjesht si qytetarë dhe lexues. Pasi aq është edhe mundësia e gazetarisë. Dua të bëj publik lajmin se si u zgjodhën delegatët për kongresin e Partisë Socialiste në Lezhë. Unë jam vetë i pesti anëtar i PSSH Lezhë. Ndërsa lajmin e zgjedhjes se delegatëve e mësova përmes mediave. Më bëri përshtypje për zonjën Kodheli si nuk i ra në sy mosprania e anëtarëve të rinj në asnjë aktivitet. Në çdo eveniment janë të përhershëm të njëjtit njerëz të servilosur dhe kollarisur. Dhe për hir të së vërtetës nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e PS-së veç lakmisë së pushtetit dhe karriges. Veteranët dhe të rinjtë e partisë nga fshatrat nuk ftohen dhe as nuk u merret mendimi kurrë. Preng Pjetri, Zejmen.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *