Papa Françesku ka bërë thirrje që çdo vend në botë të heqë dënimin me vdekje, duke thënë se Urdhëresa “Mos vrit” vlen për fajtorët, por gjithashtu edhe për të pafajshmit.
Duke folur përpara mijëra besimtarëve në Vatikan gjatë ditës së diel, ai tha se katolikët në të gjithë botën duhet të bëjnë thirrje për ndalimin e ekzekutimeve të planifikuara këtë vit.
“I bëj apel atyre që qeverisin që të arrijnë një konsensus ndërkombëtarë për të hequr dënimin me vdekje”, u shpreh ai”, ndërsa shtoi se, “Urdhëresa “Nuk duhet të vrasësh”, ka vlerë absolute dhe aplikohet për të dyja palët, të pafajshmit dhe fajtorët”.
Kjo do të shënonte një tjetër zbutje të qëndrimin të Kishës Katolike kundrejt dënimit me vdekje, që historikisht është toleruar në raste të rënda, deri në kohën kur Papa Gjon Pali foli kundra, në 2005 – ën.
Papa Françesku u shpreh gjithashtu se ka një kundërshti në rritje sa i përket dënimit me vdekje sepse shoqëria moderne ofron mënyra të ndryshme për të dënuar kriminelët pa i hequr atyre përgjithmonë të drejtën për t’u rehabilituar.

Nje shtet qe nuk ka denim me vdekje per vrasesin eshte shteti i pa drejtesise. Heqja e denimit me vdekje per vrasesit eshte ne realitet heqja e gurit kryesor ne themelet e nje shteti. Shteti normal, dua te them e jo shtetit rrumpalle te anarkise lire. Por Papa nuk ka ide per shtet sa kohe flet per tolerance fetare.
kjo eshte nje demagogji e pa shembullt qe prish jeten njerezore prish regullin qetesine e kthen shoqerine tamam ne nje pyll ku kafshet e egra shqyejne njera tjetren sipas oreksit te tyre dhe te fortet bejne sehir.duhet te vendoset perseri denimi me vdekje ne europe ndryshe europa eshte e destinuar te falimentoje se burgjet jane plot dhe shoqeria duhet te punoje per te mbajtur te burgosurit fajtore.