Tregtia e armëve, SHBA në vend të parë në botë

Alqi Kociko
GULF-US-TROOPS-USS KITTY HAWK

Instituti i Kërkimeve për Paqen, SIPRI, ka ofruar të dhëna të reja mbi tregtinë ndërkombëtare të armëve, ku eksportuesi më i madh, Amerika, rezulton të jetë shumë përpara Rusisë, ndërsa blerësit kryesorë janë në Azi dhe Lindjen e Mesme.
Rezultati i kërkimeve të ekspertëve të SIPRIT-t, që për arsye objektive i grupojnë transfertat botërore të armëve në periudha 5-vjeçare, tregojnë se gjatë këtyre 5 viteve të fundit në mbarë botën janë eksportuar 14% më shumë armë se në 5 vitet përpara tyre.

Shifrat flasin qartë, sipas SIPRI-t: sa më shumë kriza të ketë, aq më shumë armë do të jenë në qarkullim. Shumica dërrmuese e armëve të shitura në këtë periudhë kanë shkuar në Azi dhe në Lindjen e Mesme.


Sipas institutit të Stokholmit, në zonën mes Gjirit Persik dhe Bosforit importet e armatimeve të rënda rezultojnë të jenë rritur me 61%.

India është e para në listën e importuesve, Arabia Saudite e dyta, ndërsa Turqia vjen e gjashta. Për shkak të varfërisë, më pak armë shiten në Afrikë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *