Protesta e PD, Braçe: Barbarë që s’e meritojnë qytetin e Tiranës

Dita

 Barbare i ka konsideruar deputeti socialist Erion Braçe aktet e vandalizmit të kryera edhe sot nga opozita, e cila prej disa ditësh po kundërshton me dhunë projektin e ndërtimit të parkut të fëmijëve në Kodrat e Liqenit.

Duke postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku duken protestues të opozitës duke tërhequr nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gardhin e mjetet e tjera të shkulura nga kantieri i ndërtimit të parkut, Braçe edhe një herë ka theksuar se këto janë veprime që tregojnë se ata që protestojnë për këtë çështje “dhe në këtë mënyrë nuk e meritojnë Tiranën.

 “Barbarët!! Në krye Kërriçi!!. Këta nuk e meritojnë këtë qytet. Besoj kush dje kishte dyshime tani është i qartë. Shihini!!”, – shkruajti Braçe në Facebook.

 Gjatë protestës së sotme të PD-së, protestuesit pasi goditën me mjete të ndryshme godinën e Bashkisë, duke shkaktuar ndotjen e mureve dhe dritareve të saj, marshuan drejt kodrave të Liqenit, ku dhunuan punimet dhe dëmtuan mjetet e firmës që po ndërton parkun e fëmijëve.

 

 

 

 

Share This Article
10 Comments
  • NJe dikush qe deri dje ka qene opozitar dhe qeron opoziten e dikujt sepse paska hequr hunjte…meriton emrin “larve”

    • Keta jane vandale jo protestues. Ne cfare vendi te botes ke pare ti te behen protesta kunder ndertimit te nje parku per femije, dhe te shkaterrohet fillimi i ndertimeve?

      Ju nuk jeni opozite, ju jeni shkaterrues te ketij kombi!

  • Keta nuk jane protestues, keta jane kriminelet e saleh berishovicit!

    Dhe nuk ka arrestime per rrugace qe demtojne pronen?!

  • Barbare dhe shpellare,dje i quanin shoqeria civile gjoja,ndersa sot e nxoren koken fashistat,qe duan vetem kaos qe te vjedhin dhe plackitin kete vend sic kane bere per 25 vjet me rradhe,kjo eshte partia e vandaleve…

  • shif dhe shkruaj fshatare te prapambetur keshtu eshte kur ju shkel kemba asfalt mir ja u bente Enveri qe ju vinte sinorin

  • Une jetoj ne USA, shteti Michigan.
    Si e gjithe Amerika dhe ketu ka shume parqe.
    Shtepia ime gjendet prane Stony Creek Metropark qe mbulon nje siperfaqe prej 4461 acres (1805.3 Hektare) pyje, liqene, fusha golfi, kamping, qender natyre, kende lojrash etj etj.. Eshte pjese e Huron–Clinton Metroparks qe mbulon 13 parqe te kesaj natyre ne zonen suburbane te Detroitit. Pervec ketyre jane mijra parqe te tjera ne vartesi te qyteteve, lagjeve, shkollave te pehapura anembane zonave te ndryshme te shtetit etj etj. Dhe ajo qe dua te ve ne dukje eshte se ne cdo nje prej tyre ka te pakten nje Playground (kend lojrash per femije). Stony Creek ka shume me teper se nje kend lojrash per femije. Kur udheton neper Amerike ne ane te Freeways (Autostadave) ka qendra qe quhen Rest Areas (Zona pushimi ) ku mund te qendrosh per nevoja personale apo per pak clodhje fizike dhe perseri edhe atje gjen dicka per te lozur femijet. Po keshtu ka Roadside Parks (parqe te vogla anes rruges) dhe Scenic Turnouts (vend qendrime ku mund te shikosh pamje te bukura te natyres) te cilat mbulohen nga Departamenti i Transportit te Shtetit dhe jane gjithe kund ku kalojne rruge pavaresisht se zonat mund te jene pyje shume larg zonave te banuara,dhe perseri ka lodra te instaluara per femije. Ne oborre kishash e shkollash, neper restorante etj etj njerezit e kesaj bote mundohen te krijojne ambiente argetimi per femijet. Gjithcka qe une them ketu mund te provohet ne pak sekonda nga perdoruesit e internetit duke kerkuar Online.
    Ne Shqiperi ndodh dicka e frikeshme. Dicka non-sense, nje levizje kriminale, ofenduese per cdo mendje te hapur. Ky anti qyteterim qe ngjan si nje reagim xhihadist kunder nje kulture qe shkelqen per nga vlerat, eshte nje perzierje e injorances, dhe keqdashjes me haxhiqamilizimin e nje pjese te te ashtuquajtures bota politike shqiptare. Eshte nje shembull i zi i mosrespektit ndaj shtetit qe perhapet me shpejt se semundjet ngjitese me te ndyra.
    Do te doja tju jepja nje keshille dhe artikull shkruesve te perhereshem te kesaj gazete qe ne vend qe te merren me njeri tjetrin te merren me tema te tilla ku anti – kultura dhe kultura perleshen kaq keq ne nje shesh beteje fizikisht te vertete qe supozohet te jete vend gezimi e meditimi.

  • O vandalet e Sali Berishes qe Dini vetem te shkaterroni ,te vidhni ,te vrisni ,tamam si udheheqesi i juaj shpirteror.
    Kot e keni,se te gjitha keto shkaterrime,vet do ti pagani!
    Si nuk zut mend gjate ketyre 25 vjeteve!

  • Hahaha sa ju ka paguar pd që të shqyeni gardhin. Mirë që e shqyet po cfare fituat besoj kush dilte i pari i rritesh rroga ditore . Nuk kam pare dicka të tillë në një kryeqytet ku njerëzit mendojnë se janë të qytetëruar e të emancipuar. Po nuk keni faj se kështu keni bere 25 vjet dhe asgjë nuk trashëgoi brezi i ri. Më vjen turp qe te shoh këto prapaskena të cilat bëhen për një tender që dikujt i iku nga dora. Shpresoj qe ai park të ngrihet dhe fëmijët të luajnë kur te kenë dëshirë. Mundësish ato fondet dhe menaxhimi i tyre të bëhet nga dikush qe përfaqëson me shpirt e me zemër popullin. Shpresoj qe ky veliaj të jetë në lartësinë e duhur , nëse tregon që ka gjak fisniku dhe jo hajduti do ja tregoj ish gjoja krythar lulit. O Shqipëri e mjera ti , kur do dalësh nga hallet , se të kane mbuluar malet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *