Jennifer Aniston me zor i ka mbajtur lotët të dielën në mbrëmje, gjatë ribashkimit të kastit të serialit të dashur ‘Friends’ për t’i bërë homazh regjisorit legjendar, James Burrows.

47-vjeçarja iu bashkua miqve të saj të vjetër me të cilët ka interpretuar për vite me radhë në serialin e njohur, të cilët ishin mbledhur edhe një herë të gjithë bashkë, përveç Matthew Perry, për të nderuar karrierën e suksesshme të regjisorit 75-vjeçar në një show 2 orësh të transmetuar në NBC.

Aniston u bë pjesë e spektaklit së bashku me miqtë e saj, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc.

