Shqipëria i ofron BE një formulë suksesi për bashkëjetesën

redaktor

Një profesor i njohur italian i ofron Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë, një model për promovimin e bashkëjetesës fetare në kushtet e globalizmit dhe radikalizmit fetar. Modeli është “Made in Albania” dhe i takon një sfere delikate: jurisprudencës! “Përvoja shqiptare na ofron përvojën e sistemit (juridik) të përpunuar prej saj, mbi të cilën duhet reflektuar për të kuptuar se si mund të sigurohet paqja fetare dhe bashkëjetesa në diversitet”.

Kështu konkludon prof. Giovanni Cimbalo që drejton katedrën e së drejtës kishtare në Universitetin e Bolonjës përmes një studimi të plotë që merr në analizë bashkëjetesën fetare në Shqipëri, botuar si libër monografik fillimisht në Itali dhe së fundi përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe nën titullin “Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri” (botimet “Naimi”, Tiranë 2013).

Për të debatuar rreth kësaj përvoje me interes për fazën aktuale të zhvillimit të historisë njerëzore, Universiteti i Bolonjës, AISSEE (Shoqata Italiane e Studimeve për Evropën Juglindore) si edhe disa fondacione të tjera kanë nisur sot në Ravena të Italisë konferencën shkencore ndërkombëtare dyditorë (22-23 shkurt 2016) me titull: “Shqipëria në Bashkimin Evropian ndërmjet traditës dhe zhvillimit të lirisë fetare”.

Në hapje të saj, konferenca u përshëndet nga disa personalitete nga bota akademike si, për shembull, rektori i Universitetit të Bolonjës, prof. Francesco Ubertini, dekani i fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Bolonjës, prof. Nicoletta Sarti, ndërsa në emër të Universitetit të Kalabrisë dhe komunitetit arbëresh përshëndeti prof. Francesco Altimari. Konferenca u hap me referatin e pedagogut të Universitetit të Bolonjës, prof. Giovanni Cimbalo, me titullin “E drejta shqiptare dhe liria fetare”.

“Nga shqyrtimi i historisë kushtetuese, del se, që në zanafillë të shtetit të vet, Shqipëria moderne e ka ndër parimet e saj themelore ndarjen mes shtetit dhe fesë, laicitetin e institucioneve, e kryesisht, pluralizmin fetar, i parë si formant i rëndësishëm i sistemit ligjor, një prej përbërësve themelorë për ndërtimin e unitetit kombëtar, si vlerë e epërme për vendin. Ky qëndrim bëri të mundur që i vetmi shtet në Europë me shumicë myslimane, të përpunojë një trajtë dhe vizion pluralist për islamin dhe të kapërcejë pengesat për proselitizëm të besimeve të tjera jo islame, edhe pse ky i fundit ka epërsi shifrash.

Dekreti i vitit 1923, me anë të të cilit sistemi shqiptar vendosi kriteret për njohjen e personalitetit juridik civil për komunitetet fetare, përbën, ende sot, një prej normave më të përparuara për rregullimin e marrëdhënieve me kultet dhe një mjet të admirueshëm për parandalimin e konflikteve ndërfetare, një instrument juridik që nuk i zbehet vlera e origjinalitetit që mbart”, theksoi mes të tjerash profesori italian.

Në konferencë përfaqësohen me kumtesat e tyre edhe disa studiues nga Universiteti i Tiranës si prof. Aurela Anastasi me temën “Liria e besimit fetar në Kushtetutën e Shqipërisë”; prof. Redi Shtino: “Kuadri kushtetues i gjenezës së lirisë fetare në Shqipëri: 1912-1923”; prof. Altin Shegani, prof. Arif Riza, dr. Enio Ibro: “Mbrojtja penale e besimit fetar dhe e lirisë së ndërgjegjes në Shqipëri”; prof. Evis Alimemeti: “Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi lirinë e ndërgjegjes dhe besimit fetar”; prof. Vasilka Hysi: “Bashkëjetesa fetare: si të parandalojmë ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri. Realitete dhe sfida”; prof. dr. Ermir Dobjani, prof. Erlda Methasani Cani etj.

Prof. Federica Botti, nga Universiteti i Bolonjës paraqet temën: “Kthimi dhe/ose kompensimi i pronave kishtare të konfiskuara në Shqipëri dhe në Ballkan”, ndërsa dr. Mirko Altimari, nga Universiteti Katolik i Milanos: “Mbrojtja e lirisë fetare tek punëtorët; kause të jurisprudencës”. Konkluzionet e konferencës janë marrë përsipër nga prof. dr. Dian Schefold, i Universitetit të Bremes (Gjermani).

Share This Article
5 Comments
  • Bashkejetese do te thote qe nuk lufton midis “besimeve”nuk propagandon kunder njeri tjetrit se ndryshe nuk eshte Besim ne Fene tende.Feja ne Shqiperi eshte ne duart e nje identiteti pushtues, qe per 500 vjet nuk martoheshin njeri me tjetrin d.m.th ishin ne lufte dhe kush ishte ne anen e pushtuesit Turk kishte avantazhe, arme, ofiqe te tjeret te diskriminuar.
    Ajo qe duhet permendur eshte se ndryshim rrenjesor per Fene dhe demet e saj I atribuohet Diktatures Komuniste qe e njeanshme dhe antikombetare jo vetem ndryshoi emrat e ketij shteti, nga fetere ne “modern”Katolike “apo edhe Evropiane.
    E keqja eshte se Toka rrotullohet dhe historia perseritet se ndryshe nuk eshte Fe por humbje kohe me brockulla qe gjoja nuk duhet te jemi Extremiste.
    Feja ne qofte se eshte e mire dhe e verteta per nje grup njerezish qe flasin ne emer te “Zotit”ose beson ne ate ose e hedh poshte.
    Nuk ka kuptim qe jo besoj pak apo nje cike me shume etj.
    Ose beson ne perralla apo te verteta ose nuk beson kjo eshte e verteta.
    Shqiperia eshte ndertuar nga shkaterrimi I Perandorise Greke te Bizantit dhe nuk mund te vej prokopi.

  • Kjo eshte genjeshtra me e madhe qe evropiane koke fort dhe politikanet tane mashtrusa klassiker duan ta shesin per toleranca.
    Faktiskt eshte qe populli jone ka qene dhe eshte ateist me perjashtime tek tuk

  • O njerez se kur duam te komentojme ndonje artikull matemi disa here qe te mos fyejme ndokend por ky Akilis te cingeris nervat qe nga Emri or taj . Po ku ka pas perandori greke te Bizantit mor l….. Ka pas perandori romake te Bizantit dhe kreu ka qene Shqiptar Por ti meso njehere historine e Greqise dhe meso qe 80 % te heronjve I ke Shqipetare pastaj komento ore L….ol

  • I lexova mendimet e disa komentuseve ne lidhje me tolerancen fetare.Une Mendoj se ne kohen e monizmit ,vertet u zhduk feja ,porpati dhe dicka te mire e cila nuk ishte me pare,sepse pas prishjes se fese ,filluan martesat pa u penguar nga perkatesija fetare .Tani ne demokraci keto pengesa jane shfaqur perseri.

  • Ne Shqiperi nuk ka patur e nuk ka tolerance fetare!
    Ajo qe duket si e tille eshte nmerite e SOCIALIZMIT qe zhduku fete dhe popullit ju hoq nje barre e crende nga truri!
    Fakti qe ka shume martesa me fe te ndryshme,nuk tregon tolerance,por verteton drejtesine e sistemit SOCIALIST qe zhduku fete si OPIUM PER POPUJT!
    Ne shekuj feja ka luftuar SHKENCEN,ka futur popujt ne percarje duke sjelle luftra midis tyre!
    Shikoni se cfare behet ne Siri,Irak<Iran,Afganistan etj!
    Miliona te vrare,te gjymtuar,te perzene nga vendi i tyre ,refugjate qe mbushin Europen etj!
    Fete asnjehere nuk kane sjelle zhvillim,por vetem PRAPAMBETJE!
    Enver Hoxha ka qene ZOT i vertete i popullit shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *