Gazeta “Shqip” nuk do të dalë më në treg çdo ditë sikundër ka qenë deri më tani.
Drejtuesit e saj kanë vendosur ta mbyllin versionin e përditshëm në print, me përjashtim të fundjavës, kur do të ketë një numër, raporton Lapsi.al.
Ndërkohë gazeta do të funksionojë përditë vetëm në versionin e saj online.
Ky vendim vjen pas rënies së lexuesve dhe rrjedhimisht uljes së tirazhit të gazetës, ndërsa kostot ishin të larta.
Numri i parë i “Shqip” ka dalë në vitin 2006. Kjo gazetë është pjesë e grupit mediatik Top Media, në pronësi të Vjollca Hoxhës.
