Problemet me faturat e ujit, shkarkohet Drejtori i UKT

Dita

Bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me aksionerë Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës, zhvilloi sot një mbledhje emergjente për të verifikuar dhe diskutuar në detaje të gjithë situatën problematike të krijuar ditët e fundit, pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm.

Në mbledhje u vendos ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë me përparësi të gjitha rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në të katër zonat ku janë hasur problemet, si dhe gjithë situatën e performancës së UKT-së në këto pesë muaj.

Asambleja vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, z. Neritan Gjojdeshi, dhe ka emëruar në këtë detyrë z. Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.

Share This Article
1 Comment
  • Mire, ta zeme se e hoqen nga posti i drejtorit te ujesjellesit por a mund te na thoni se cfar posti do i jepni se per ta denuar as qe behet fjale sepse te gjithe e kuptojne.A se per pak harrova,cfar u be me ate grupin pucist qe donte te sabotonte punen e mire qe po ben kjo ndermarrje,apo ishte drejtori?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *