Në një dokument arkivor sjellë në shqip nga Auron Tare, botuar nga DITA që vjen nga dosjet e deklasifikuara të Zbulimit Amerikan të Ushtrisë, kemi dëshminë e një prej personaliteteve gjermane më të rëndësishëm për çështjet e Ballkanit gjatë L2B, Herman Neubaher.
Neubaher, i Plotfuqishmi gjerman për Ballkanin, gjatë marrjes në pyetje nga ekspertët e Zbulimit Amerikan të cilët ishin të interesuar për të marrë të dhëna ndaj të gjitha personaliteteve ballkanike që kishin bashkëpunuar me autoritetet gjermane gjatë periudhës së pushtimit gjerman, ka dëshmuar edhe mbi disa prej bashkëpunëtorëve shqiptarë.
Dëshmia e Neubaher është mjaft e gjatë dhe me mjaft informacione shumë interesante mbi këndvështrimin gjerman ndaj Ballkanit dhe popullsive në këtë zonë, ku padyshim Shqipëria zë një vend të rëndësishëm.
Megjithëse Neubaher ka lënë një libër me kujtimet e tij për periudhën e angazhimit të tij politik në Ballkan, dokumentet që vijnë nga arkivi amerikan janë shumë interesantë dhe mjaft të veçanta, pasi ato janë marrë në kushtet e investigimit të ushtrisë amerikane.
Ndër shqiptarët për të cilët Neubaher ka dëshmuar përpara autoriteteve të Shërbimit Sekret Ushtarak Amerikan, është edhe një prej njerëzve me histori mjaft të debatueshme mbi rolin e tij në bashkëpunimin me gjermanët, Xhafer Deva.
Deva la gjurmë në historinë shqiptare për dy momente mjaft kulmore në periudhën e pushtimit gjerman: Krijimi i Divizionit SS “Skanderbeg” dhe masakra e 4 shkurtit.
Të dyja këto momente janë debatuar dhe në përgjithësi janë dënuar nga historiografia që është marrë me këtë periudhë.
Interesant është fakti se autoritetet amerikane, me gjithë informacioni që kanë pasur mbi Devën, nuk e kanë arrestuar dhe dënuar atë në lidhje mbi aktivitetin e tij politik në dobi të çështjes gjermane në Ballkan.
Sigurisht që masakra e 4 shkurtit është një njollë e zezë në karrierën politike të Devës, por funksionarët e zbulimit amerikan e kanë parë atë si një person potencial kundër influencës komuniste në Ballkan- analizon Tare.
Në fakt, duke parë se rreziku komunist do të ishte kërcënimi më serioz i interesave te tyre në të ardhmen, amerikanët toleruan apo angazhuan shumë elementë pro gjermanë të njohur si antikomunistë në operacione të Kundërzbulimit amerikan.
Rasti më i njohur është rrjeti i zbulimit i njohur si “Shërbimi i Gjeneralit Gehlen”, një rrjet i agjenturës gjermane, e cila pas luftës u vu në shërbim të Zbulimit amerikan kundër interesave sovjetike.
Mbi aktivitetin e Xhaver Devës në emigracion nuk ka shumë të dhëna deri më tani, por me sa duket edhe pse me një të kaluar pro gjermane, Xhafer Deva u la i lirë.
Ai jetoi në Vjenë për një kohë të gjatë dhe më vonë u transferua në Amerikë, ku edhe vdiq.
Bashkëshortja e tij amerikane, ish-drejtuesja e bibliotekës së universitetit të Kalifornisë, u nda nga jeta vetëm 4 vite më parë (2012) duke mos botuar asgjë nga kujtimet e Xhafer Devës, të cilat sipas disa të njohurve të tij janë akoma në dorëshkrim.
Xhafer Deva i përkiste asaj klase intelektualësh kosovarë të cilët shpëtimin nga zgjedha serbe e shikonin tek mbështetja e Gjermanisë, një këndvështrim që historia e provoi të gabuar, të gabuar po aq sa edhe zgjidhja internacionaliste që do t’i jepte komunizmi kësaj çështjeje madhore për kombin shqiptar.
Gjithsesi, Deva e meriton një studim të mëtejshëm.
SEKRET
GI Nr.36 KUARTETI
Forcat e Shteteve të Bashkuara
Qendra e Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë
APO 757 – RAPORT I NDËRMJETËM (CI – IIR) NR.36
I Burgosur: NEUBAHER, HERMAN
29 Janar 1946
DAHAVER DEVA (Xhaver Deva)
Xhaver Deva ju prezantua Herman Neubacher (i Plotfuqishmi gjerman për Ballkanin) nga Obst von KOHOUTEK (shikoni paragrafin G (9) në Beograd, në shtator të 1943. DEVA, rreth 40 vjeç është një shqiptar mysliman. Ai është nga Distrikti i Kosovës, Serbi dhe ka studiuar në Shqipëri.
Ai është një nacionalist shqiptar i vendosur dhe me ndjenja të forta antikomuniste. Ai mban syze dhe nga pamja e parë duket jo më shumë se një mësues i një shkolle të mesme.
Pas kapitullimit italian, DEVA organizoi Komitetin Nacional Shqiptar, i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 14 shtator të 1943. Komiteti zgjodhi një Qeveri të përkohshme dhe DEVA kërkoi njohjen zyrtare gjermane nëpërmjet Neubaher.
NEUBAHER thekson se ata lejuan zgjedhje të lira për përfaqësuesit e Parlamentit Kombëtar. Parlamenti zgjodhi Këshillin e Regjencës si dhe formoi Qeverinë e Përhershme. DEVA shërbeu si ministër i Brendshëm nën kryeministrin Rexhep Mitrovica në të dyja Qeveritë, në atë të përkohshme dhe në atë të përhershme.
Ai konsideronte si objektivin e tij primar revanshin kundër komunistëve.
Ai përfaqësonte kosovarët (shqiptarët nga provinca e Kosovës në Serbi) në Qeverinë shqiptare. Sipas Neubaher, popullsia e këtij distrikti furnizoi elementët më aktivë në politikën shqiptare. Ata ishin nacionalistë dhe kundërshtonin çfarëdolloj ndërhyrjeje nga jashtë.
Në përgjithësi ishin të pasur dhe si rrjedhim, ishin kundër komunizmit.
Përveç kreut të Regjencës, Mehdi bej Frashëri, DEVA (dhe jo kryeministri Mitrovica) ishte personi më me influencë në Shqipëri.
Kur Fiqiri Dino themeloi një Qeveri të re në maj-qershor 1944, Deva dha dorëheqjen si pasojë e një sëmundjeje. Ai shkoi në Vjenë për t’u mjekuar si dhe për konsultime mjekësore.
Gjatë verës së 1944, DEVA u bë President i “Ligës Kosovare”, një organizatë nacionaliste shqiptare e cila nuk pranonte Serbinë dhe Malin e Zi. Ai konsideronte si mision të tij, organizimin e një qendre nacionaliste në Shqipëri për “Shqipërinë e Madhe”. Për ta përmbushur këtë mision, atij ju desh që të largonte grupimet e vjetra pro DRAGES dhe të BEJLEREVE, grupime pro italiane në Kosovë, të cilat në fakt ishin shumë me influencë.
Këta liderë përfaqësonin një mentalitet të vjetruar Levantin, e cila lejonte influencën e shefave të klaneve.
DEVA mendonte që të qëndronte në Kosovë pas tërheqjes gjermane, në mënyrë që të luftonte kundër forcave të TITO-s. Ai u detyrua që të hiqte dorë nga kjo ide, pasi autoritetet gjermane nuk e furnizuan dot në kohën e duhur me materiale dhe municione të nevojshme.
Si rezultat, DEVA erdhi në Zagreb në nëntor të 1944, nga ku më pas fluturoi në Vjenë së bashku me Neubaher. Ai mori pjesë në formimin e Komitetit Kombëtar Shqiptar në Vjenë, nën KITZBUHEL si dhe me pjesëtarët e zyrës së Neubaher.
Ai është përpjekur që të shkojë në Zvicër në maj të 1945, dhe me sa ka dijeni Neubaher, ai ka arritur që të kalojë në Zvicër. Përpara se ai të largohej për në Zvicër, DEVA dhe Neubaher kanë biseduar mbi mundësinë e futjes së Devës në Shqiperi nëpërmjet Italisë së Jugut apo Greqisë së Veriut.
Mbi këtë mundësi, Neubaher i ka thënë Devës që, “raporto pranë gjeneralit SCOBIE dhe jepi të falat e mia më të mira dhe mundohu që të shikosh gjendjen e Shqipërisë nga Greqia e Veriut”!



FAKTI I ‘DITES’!
‘Kamikazet’ e informacionit dhe shurranjozet e ish bllokut pas 25 vjetesh nga kAmuniste,ne antikAmuniste kerkojne te behen prape kAmuniste!
——————————————
-Kush idjot nuk e ka ditur per 70 vjet qe XH.Deva i nipit RRugova nuk ka qene bashkepuntor i nazizmit perjashtu dhenderrit serb Berisha,Biberajve dhe shurranjosave te ‘mengjer ‘Blusha e karabusha!?
-Kush idjot nuk e ka ditur qe vrasja ne moshen me te re te shqipetareve te 4Shkurtit ka qene veper krriminale e Xh.Deves se nipit Rrugaçoviç perjashtu dhenderrit serb,Biberajve dhe ambasadoreve dhe Blushave e karabushave te ‘mengjer’ qe 25 vjet i ngriten permendore!?
-Kush idjot shqipetar nuk e di qe Xhafer Deva dhe bashkepunetore te tjere krijuan per turpin e kombit shqipetar divizionin SS me emerin e heroit kombetar ‘Skenderbeu’ ne Kosove perjashtu dhendurreve serbe Berisha,Biberajve dhe Blushave dhe Karabushave te ‘mengjer’ qe hoqen simbolet e shqipetarizmes ne kryeqytet e vune emrat e tradhetise e antishqipetarizmes!?
-Kush nuk e dinte qe ne mes te Europes e ne qender te Ballkanit u hap i vetemi kamp perqendrimi qe do te jete turpi ne perjetesi KAMPI NAZIST I PRISHTINES qe ruhej nga bashkepunetore te nazizmit me kosovare perjashtu Dhendurreve serbe Berishja,Bibnerajve dhe socialSSalisteve mender te ‘mengjer’ !?
-Kush nuk e di perveç Dhendurreve serbe Berisha,Biberajve dhe socialSSalistave Blushi e karabushat e ‘mengjer’ qe ne kampin nazist te Prishtines ne Tetor ’44 u vrane thjesht per tu englendisur’ nga forcat naziste ne terheqje 105 te rinj te moshave nen 25 vjeç e per ta nuk kujtohet askush!
-Kush nuk e di perveç dhenderrit serb Berishajve,Biberajve dhe Blushave e karabushave te ì’mengjer’ qe Zogolli eshte vazhdimesija e Xh.Deves e Serbise,Tradhetise antishqiptarizmes e hajduterise perveç Dhendurrit serbBerishajve,Biberajve,Ambasadoreve ,Blushave,karabushave te ‘mengjer’ qe i ndertuan bustin ne mes te TirOnes dhe i perkulen çdo dite!?
-Kush nuk e di qe djallit gjysem shqipetar trafikantit dhe rrugaçit Leka Zogu djalit tye ‘naltmadhenise’ qe kerkonte ne shekullin e 21 te bente grusht shteti ne mes te TYirOnes’ ju hapen dyert e parlamentit te popullit shqipetar kesaj kadavere per ti bere homazhe kujslinget shqipetare niperit e kujslingut Xh.Deva nga Dhenderri serb Berisha tek dhenderri grek Nano apo LIKET e tjere prej Flori konvertuar nga gjaku dhe djersa e shqipetareve ne nje kohe qe nje gazetare qe i mori interviste nje shqipetare qe luftoi nazizmin kerkohet te digjet ne ‘turren e druve’ nga Berishat,Blushat e karabnushat e ‘mengjer?
-Kush idjot nuk e di qe gjete luftes se vellezerve kosovare qe u vrane me mijera nipi i Xh.Deves ishjte i ftuar nderi gjate gjithe vkohes e ruhej si uji i paket me emerin Rrugova apo Rrugaçoviç dhe mbas lufte si dikur balli i kombit kerkonte azil ne Europe dhe Europa ja perplasi dyert ne fytyre,perveç Berishave ,Blushave er karabushave te ‘mengjer’ qe zihen me njeri tjetrin kush ti vere sa me shume emera rrugeve te Bathores e ti ngrejne edhe monumente!?
-Kush nuk e di perveç dhendurreve serbe Berisha,Blushave e karabushave te ‘mengjer’ qe lufta me mullinjte e eres te quajtur kAAmunizem ka per regji antishqipetarizmin nderkombetar e agjenturat me antishqipetasre per te fshire huistorine 100 vjeçare te ketij vendi e popilli duke bere krimet me makaber ndaj nje populli ngelur pa shtet pa pushtete por me 100 parti kujslinge qe popullin e perzune e lane te pa pune e pa BUKE dhe me metodat naziste i hoqen te gjitha te drejtat deri ne simbolet e shallit te kuq qe simbolizon gjakun e grushtin qe simbolizon bashkimin,perveç Berishave,Blushave e karabushave te ‘mengjer’!?
A KA NGELUR 25 VJET QWOFTE DHE NJE SHQIPETAR NE PARLAMENTIN ANTISHQIPETAR TE PROPOZOJE QE TERE SIMBOLET E VENDOSURA 25 VJET TE HIQEN KOMPLET DHE TI NENSHTROHEN NJE REFERENDUMI POPULLOR PER VENDOSJEN E TYRE QE JANE PJESE E HISTORISE SE TIJ E KRYEQYTETIT TE SHQIPETAREVE TU VENDOSEN SIMBOLE TE SHQIPETARIZMES E HISTORISE SE TIJ!??
P.S-Personalisht nuk jam per ngritje bustesh per shume arsye perfshi edhe bustin e E.Hoxhes te pakten ne Kryeqytet!
Keto i dime o ti profesor A.Gramsh
Po qe ia paskan shpetuar bythen amerikanet ket nuk e dinim
i nderuar zoti GRAMSHI.
sinqerisht do ta falja Xhaferr Deven qofte per aktin fashisst ne 4 shkurt 1944,qofte kur u be rezervist i CIA-s pas 1947 se ashtu ishin kohrat..dhe ne nuk duhet gjykojme nga 2016..fundja kishte nje qellim: Shqiperine e madhe
Ajo qe nuk falet sot eshte:
Tolerimi “deleted’ qe po i bejne “miqte”
SPIUNIT SERB TE SHTEPISE VERDHE BURREL
neonazistit,vrasesit,tradhetarit dhe ndyrsise me emrin Lule Basha qe eshte vecse nenje manekin qe ta shpif..
Eshte impotenca e Edi Rames qe po ben nje tradheti te padegjuar
Eshte rrotkarderrizimi (sindromi kadare) i shoqerise dhe vecanerisht e mediave
Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
2.*…Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
4*..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
8-*…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
9.*..Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
10*..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
13.*…Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
14.*…Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
15.*..Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..
A doni me per neonazistin Lule Basha ?….eshte e plotesisht e lexueshme…
———————-
PJESA E DYTE
———————-
Ish-nazistët kanë spiunuar për SHBA-të deri në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, shkruan “New York Times”, duke përshkruar dokumentet e klasifikuara, të cilat tani janë të disponueshme për publikun.
Në kulmin e Luftës së Ftohtë, duke filluar në vitin 1950, J. Edgar Hoover nga FBI dhe Allen Dulles i CIA-s, në mënyrë agresive ka rekrutuar ish-nazistët, ku i trajnuan për të spiunuar komunistët dhe Bashkimin Sovjetik.
Hoover dhe Dulles besonin se “dallimet morale me nazistët nuk ishin të mjaftueshme që të lënë pas dore vlerat e tyre në luftën kundër rusëve”, transmeton Telegrafi.
CIA ka rekrutuar ish-anëtarin e Schutzstaffel (NS), i cili ndoshta ishte fajtor i “vogël për krimet e luftës”, thuhet në dokument.
Dokumentet tregojnë se në vitin 1994, avokati i CIA-s ka bërë presion te prokurorët, të cilët kishin nisur një hetim kundër ish-spiunit mbi dyshimet se kishte marrë pjesë në masakrën e mijëra hebrenjve në Lituani. Hetimi u braktis përfundimisht.
Në vitin 1980, zyrtarët e FBI-së nuk kanë pranuar të dëshmojnë rreth ‘gjahut ndaj nazistëve’ para Departamentit amerikan të Drejtësisë në lidhje me spiunët e tyre gjerman.
Në vitet e ’80 të shekullit të kaluar, FBI kishte informacione të konfirmuara, se 16 ish-nazistë kishin punuar për CIA-n.
Disa spiunë gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në pozita të larta të “Rajhut të Tretë”.
Otto von Bolschwing ishte një oficer në SS dhe mentori i Adolf Eichmann, arkitekt i “Zgjidhja Përfundimtare”, dokument që përmban planin e zhdukjes së hebrenjve nga Evropa.
CIA e kishte punësuar pas luftës për të spiunuar në Evropë, ndërsa në vitin 1954 mori një shtëpi në Nju-Jork, ku u zhvendos me familjen e tij.
Kur Izraeli e arrestoi Eichmann, autoritetet amerikane mbrojtën Bolschwingun, i cili ka jetuar i qetë edhe 20 vite të tjera. Pasi e kaluara e tij u zbulua, gjermani hoqi dorë nga shtetësia amerikane, por shumë shpejt vdiq pas kësaj.
Norman Goda, historian në Universitetin e Floridas, i cili është duke punuar në dokumentet e klasifikuara, pohon se marrëdhëniet midis CIA-s dhe nazistëve ishin edhe më të larta, por që dokumentet e shumta do të mbeten mister.
Kështu do jetë derisa Shërbimi serb arrinë të vendosë në krye të partive politike dhe qeverive në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, baskëpunëtorët dhe bijët e nipat e bashkëpuntorve të Shërbimeve sllave.
Per Gramshin,historine e rrotes e rrotave si ju.
Ju krimbat e Dulles, po qfare ka te bej I.Rugova me XH.Deven…apo me S.Berishen, L.Bashen etj.
Ju analfabet injorant, amerikanet ashtu ja falen mekatet XH.Deves e deveve tjere pro gjerman ashtu kot…
Po cka dini ju per intrigat dhe (kundra)zbulimet e fuqive te medha para, gjate dhe pas L2B. Debila..L.Basha me pasaport amerikan, spiunoi UCK etj .