Ish – Missi i New Jersey dhuron organet para se të vdiste

redaktor

Ish-Misi i New Jersey ndërroi jetë këtë mëngjes, ndërsa ju nënshtrua një operacioni një javë pas vuajti traumat masive për shkak të aksidentit me makinë.

Cara McCollum, 24-vjeçe, e cila fitoi konkursin e bukurisë në vitin 2013, ndërroi jetë në orën 4:31 të mëngjesit të së hënës.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të bërë në Facebook nga miqtë dhe familja e saj, ku shkruajnë:

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë e madhe dhe mbështetjen për Cara-n tonë. Ne nuk mund tu themi se sa shumë rëndësi kanë patur lutjet tuaja në këtë kohë të vështirë për ne.

Cara vdiq këtë mëngjes. Familja e saj ishte me të në dhomën e operacionit, dhe ajo vdiq paqësisht në 4:31  të mëngjesit.

Përpara se të vdiste, Cara mori një vendim human, për të dhuruar organet e saj.  Në këtë moment, ajo është duke shpëtuar jetë.

Ne jemi lutur vazhdimisht për një mrekulli, dhe ne besojmë se Perëndia i është përgjigjur lutjeve tona. Edhe pse kjo nuk është një mrekulli që ne kishim parashikuar, është një mrekulli megjithatë.”

McCollum pësoi lëndime të rënda vdekjeprurëse në javën e kaluar, kur me automjetin e saj doli nga autostrada dhe u përplas me disa pemë.

misi

misi 2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *