Partia Demokratike mund të bojkotojë sërish Kuvendin.
Kërkesa është bërë nga Sali Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD-së.
Shkak për këtë kërkesë të tij, është bërë lirimi i Armando Prengës dhe rikthimi i tij në jetën parlamentare.
Në mbledhjen e djeshme janë diskutuar disa opsione për reagimin e PD-së.
Berisha ka qenë më radikali, duke kërkuar bojkotin.
Ndërsa deputetë të tjerë kanë thënë se PD mund të bllokojë foltoren e Kuvendit, ose deputetin Prenga që të mos hyjë në Kuvend.
