Arratisja e djeshme e dështuar e Nikos Maziotis, njëri prej anarkistëve më të mëdhenj të Greqisë dhe drejtues i grupit terrorist “Lufta Revolucionare”, ka detaje të reja. Shmangia e arratisjes me helikopter të Maziotis, i cili mbahet në burgun e Korridhalosë. Erdhi si pasojë e rezistencës së pilotit.
Bashkëshortja e Maziotis, Pola Rupa (e maskuar ne foto), edhe ajo pjesëtare e grupit terrorist, kishte marrë një helikopter me qira nga një hotel luksoz pranë Tebës dhe ka tentuar të nxjerrë nga burgu Maziotisin, shkruan Greekreporter. Piloti ka kuptuar që bëhej fjalë për një arratisje nga burgu në momentet e fundit dhe pas një konfrontimi brenda në kabinë, ku duket se ka pasur edhe të shtëna me pistoletë, ka ulur mjetin larg burgut, ndërsa gruaja ‘e panjohur’ është larguar duke harruar paruken dhe disa sende personale, që janë marrë për analiza nga Departamenti i Antiterrorit.

Nikos Maziotis pasi ishte zhdukur prej verës së vitit 2012-s, u arrestua në Monastiraki të Athinës në vitin 2014 dhe me akuza të shumta për veprimtari terroriste, midis të tjerash për një seri sulmesh në Ambasaden Amerikane dhe bursën e Athinës, u dënua me 50 vjet heqje lirie. Ndërkaq, kujtojmë se “mjeshtri” i arratisjeve me helikopter nga burgjet greke, shqiptari Alket Rizai me mikun e tij Paleokostas, duket se ka frymëzuar dhe tentativa të tjera të kësaj natyre. / DITA

Mund te ishte shkruar “stil Rizai”