Një ditë pas protestë së Partisë Demokratike në Parkun e Liqenit, kundër ndërtimit të këndit të lojërave nga bashkia e Tiranës, Policia e Tiranës ka kallëzuar penalisht sekretarin organizativ të PD-së, Enno Bozdon si përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës.
Po ashtu sipas një njoftimi për shtyp të Policisë së Tiranës, kallëzime penale janë bërë edhe për dy persona të tjerë, Suzana Dimushi, 37 vjeçe dhe Ergys Harkanaj, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Po ashtu Petrit Fejzullai, 48 vjeç dhe Hasan Molla, 50 vjeç, janë shoqëruar në polici të identifikuar si përgjegjës të protestës së zhvilluar një ditë më parë, ndërsa 6 protestues të tjerë, të gjithë banues në Tiranë janë shpallur në kërkim.
Konkretisht:
•G. Gj., 28 vjeç,
•N. B., 49 vjeç,
•F. D., 21 vjeç,
•S. Rr., 28 vjeç,
• Xh. D., 72 vjeç,
• I. H., 26 vjeç,
