BT, Marks & Spencer, Vodafone etj, janë disa nga kompanitë më të mëdha të biznesit në Britani, që kanë paralajmëruar se dalja nga Bashkimi Europian do të kërcënojë vendet e punës dhe do e vendosë ekonominë e vendit në rrezik. 36 firma gjigande të biznesit ishullor kanë nënshkruar një letër, të publikuar nga gazeta Times. Ata thonë se dalja nga BE do të përkeqësojë situatën ekonomike. Kryeministria britanike e quajti një lëvizje të paprecedent letrën e 36 gjigandëve të biznesit.
Sipas tyre, kjo do të thotë se biznesi e ndan shqetësimin e kryeministrit për rrezikun që i kanoset vendit nëse largohen nga BE.
Por përkrahësit e largimit nga BE thonë se dy të tretat e firmave të bursës FTSE, përfshi gjigandët Tesco dhe Sainsbury nuk e kanë nënshkruar letrën. Kryeministria thotë se fakti që dy të tretat e kompanive nuk e kanë nënshkruar letrën nuk është shqetësues, pasi kanë procedura të gjata për të mbështetur publikisht një fushatë politike. Britania pritet të mbajë më 23 qershor një referendum për qëndrimin në BE.

Ne nje godine qe po shembet, te zgjuarit dalin jashte, budallenjte futen brenda!