Vuçiç: Bashkëpunim me BE-në dhe Rusinë

Dita

Ne duam të ruajmë marrëdhëniet tradicionale me Rusinë, në dritën e integrimit evropian, i cili do të mbetet qëllim strategjik, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Deklarata e kreut të ekzekutivit serb u bë gjatë samitit të Londrës, që Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim po mban me vendet e Ballkanit perëndimor.

Angazhimi ynë është edhe në Uashington dhe në Moskë tha kryeministri serb, shkruan media serbe “Vecernje Novosti”.

Vuçiç ka theksuar se megjithëse vendet e Ballkanit e kanë për synim anëtarësimin në Bashkimin Europian, unionit i ka humbur disi shkëlqimi.

“BE-ja e ka humbur fuqinë magjike që ajo kishte. Ne duam të bëhemi pjesë e BE-së dhe ne jemi të angazhuar për të, por kjo nuk është më një ëndërr e madhe siç ishte në të kaluarën. Ne kemi shumë për të bërë, sidomos në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Dhe për këtë ne kemi nevojë për mbështetjen e BERZH-it dhe BE-së”, ka thënë Vuçiç.

Share This Article
2 Comments
  • Edi, mesazhi i Vuçiç eshte mese real.Nese vetem TI me fal per pervetesimin me (ti) mundohesh e mbron me shpirt shqiptarizmen , politikane te shumte tek ne luftojne vetem per vehte (per te ruajtur koken nga paudhesite) dhe per karrike (KARADUZI) .
    Evropa na e ka me hile dhe ne te bejme me temiren per vendin e popullin tone ashtu si dime ne SHQIPOT.
    Pershendetje per qendrimin ndaj Evropianeve!

  • Bravo vucic ti je shum her me realist se ky qe behet me shum europian se papa e kam fjalen per ramushin ton te shqypnise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *