Partia Demokratike kërkon me ngulm ajër të pastër, ajër që po e pengon dhe po e ndot bashkia e Tiranës, raportojnë Gojët e Liga.
Përmes një nisme të quajtur “Belle Air”, selia blu do institucionalizojë kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese britanike, sepse sipas kryetarit Lulzim Basha, “ligjet angleze janë më të mirat. Po të mos ishte për to, nuk do ndërtohej as Rruga e Kombit”.
Nisma “Belle Air” parashikon protesta të vazhdueshme, ngulje çadrash pranë parkut të shpifur të fëmijëve që bashkia kërkon të ndërtojë te liqeni, si dhe një padi në Gjykatën e Strasburgut kundër Partisë Republikane, e cila nuk po angazhohet sa duhet në opozitë.
“Fëmijët rriten sa hap e mbyll sytë, nuk kanë ç’u duhen këndet e lojrave”, mësohet se ka deklaruar Basha. “Ja, unë sa herë që i shoh të mitë, nuk i njoh fare, aq shumë kanë ndryshuar”.
Nisma “Belle Air” ka edhe një pikë të fundit, ku sqarohen pasagjerët e grabitur nga një kompani ajrore me të njëjtin emër, se Basha nuk ka asnjë lidhje me këtë histori dhe nuk duhen ngatërruar konceptet.
“Është thjesht rastësi emrash”, mbyllet dokumenti i nismës së ajrit të pastër.

S’ke faj që nuk i njeh fëmijët e tu se nuk janë të tutë
sa here qe te reagoj lul basha eshte klysh kurve kopili