Plumb me postë kryeministrit bullgar

redaktor

Kryeministri bullgar Boyko Borissov ka raportuar marrjen e një zarfi që përmbante një plumb dhe fotografinë e tij – si dhe mesazhe kërcënuese të lëna në ndërtesën e qeverisë, raportoi të hënën Radio Kombëtare Bullgare.

Borissov të hënën konfirmoi për median se ai ishte kërcënuar por refuzoi të jepte detaje konkrete rreth formës së saktë të kërcënimeve. “Nuk ishte as e para e as e fundit herë [marrja e kërcënimeve me vdekje]” tha ai.

Sipas Borissov, motivet e mundshme për kërcënimet me vdekje janë lufta që ai po bën kundër tregtisë kontrabandë dhe korrupsionit.

“Kur mbledh 3 miliardë [leva] nga kontrabanda, bllokon prokurimet publike për 1.5 miliardë [leva] dhe heq dikë nga puna çdo ditë, duhet të mbash mbi shpatulla përgjegjësinë,” tha Borissov, duke iu referuar heqjes së drejtorit të Agjencisë Shtetërore për Refugjatët.

Gjatë javës së shkuar, qeveria anuloi prokurimet publike me vlerë prej 1.7 miliardë levash në një përpjekje për të sqaruar drejtësinë dhe transparencën e tyre.

Disa nga prokurimet e ndaluara në infrastrukturë përfshijë kompani të politikanit dhe manjatit të medias Delyan Peevski dhe biznesmenë të tjerë polemikë, si për shembull atë të Lukoil Bulgaria, Valentin Zlatev.

Kërcënimet e pretenduara për jetën e Borissov u lajmëruan në të njëjtën ditë kur Peevski u vu nën mbrojtje të veçantë pas raportimeve se po planifikohej vrasja e tij.

Borissov tha se ai ishte informuar për rreziqet e jetës së Peevskit dhe se masat ishin marrë.

Ai shtoi se nuk shqetësohej për sigurinë e vet dhe se ndihej i qetë dhe besimplotë në lidhje me drejtësinë e veprimeve të fundit të qeverisë.

“Ne kemi pasur raste të tilla në Ballkan dhe në Bullgari – një ish kryeministër Andrey Lukanov, vrarë në 1996 – ndaj nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë,” tha ai.

“Por nëse ndokush mendon se do të më frikësojë dhe do të më ndalojë që ta lejoj të bëjë sipas dëshirës, kjo nuk do të ndodhë,” theksoi Borissov./BIRN

Share This Article
2 Comments
  • Boiko Borisov,nje ish polic para 1990,pastaj bodigard biznesesh me vone bodigardi i mbretit,me fitoren e pushteti nga partia e mbretit u be sekretari I pare I gjithe policise,pastaj krijoje nje Parti politike GERB ,u zgjodh kryetare bashkie I Sofies ku punoi shume mire,pastaj u be kryeminister…histori te ngjashme balkanase Thone qe e njihte mire boten e nendheshme ndoshta ky eshte dhe sekreti I suksesit te tij,se per zgjuarsi nuk eshte I degjuar,as per arsimim,nje akademi policore ka mbaruar.

    • Nuk ka mbaruar nje akademi policore, por per zjarffikes dru me pre dhe nga bodigard i Todor Zhivkovit sot eshte bere multi-miliarder ne valute perendimore.

      Por a eshte ky thelbi per Bullgarine qe po luhatet midis Perendimit te Obames dhe Lindjes se Putinit?

      BOSI Peevski u shpall nga Turqia e ishte spiun i Rusise dhe Putinit megjithese me kamuflim ishte deputet i nje partie pro turke ne Parlamentin e Bullgarise dhe para do kohe turqit dhe socialistet bullgare tentuan ta zgjidhnin edhe shef te SHIK-ut dhe nje fjale e urte e treguar do kohe me pare ne SHBA thote:

      “KUSH KONTROLLON SHERBIMET INTELIGJENTE KA EDHE SHTETIN NE DORE”

      Por kjo tentative deshtoi per shkak se shoqeria civile bullgare u ngrit ne kembe dhe protestat nuk pushuan derisa kandidatura e Peevskit u terrhoq nga socialistet bullgare qe konsiderohen nga Bota Demokratike si spiune te Putinit dhe KGB-se Famekeqe ruse. Ketu lind pyetja:

      MIRE SOCIALISTET E MODERUAR BULLGARE, POR SOCIALISTET PREHISTORIKE SHQYPTARE QE QAJNE NATE E DITE PER 29 NENTORIN E ZI BOLSHEVIK DHE DEKOROJNE AKOMA KRIMINELET DHE XHELATET E ENVERIT?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *