Misteret që rrethojnë statujën e Oskarit

redaktor

Emil Jannings, një aktor gjerman që bënte filma propagandues për nazistët në vitet 1930, ishte fituesi i parë i Oskarit legjendar. Por a ka ndodhur një gabim? Epo, në fakt po. Sipas disa personave, fituesi i vërtetë i atij viti, në 1929, ishte Rin Tin Tin, pastori gjerman 11-vjeçar i shpëtuar nga lufta franceze në 1918 nga një ushtar amerikan. Rin Tin Tin u bë një nga yjet më popullorë dhe më të paguar të Hollivudit në atë kohë kur filmat pa zë ishin tendencë e kohës dhe filmimet e shoqëruara me audio sapo ishin prezantuar.

Rin Tin Tin luajti në 27 filma, katër prej të cilëve u publikuan vetëm në 1929. Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencave, atëherë e sapoformuar nga Louis B Mayer, kreu i MGM-sw, vendosi t’ia jepte një qeni, statujën e parë të artë prej 34.3 centimetrash, do të krijonte përshtypjen e gabuar.

Vendimi do të vendoste një precedent kurioz dhe ekscentrik. Megjithëse Rin Tin Tin mori shumicën e votave për aktorin më të mirë në raundin e parë, Akademia mbajti një votim të dytë vetëm për aktorët njerëz.

Që atëherë, Oskarët kanë qenë të mbushur me kundërshti. “Walt Disney” mori 26 çmime, ndërsa Alfred Hitchcock nuk u njoh kurrë, përveçse me një statujë nderimi. Ndërsa modelonte një nga netët e Oskarit, Bob Hope besohet se është tallur duke thënë “nëse na ka mbetur ndonjë statujë tepër, do t’ia çojmë Walt Disney”.

Pavarësisht politikave të brendshme të Oskarëve, padyshim akordimi i tyre përbën një vlerësim të dëshiruar nga të gjithë. Siç e thotë dhe posteri i këtij viti “Ne të gjithë ëndërrojmë në ar”.

Modelimi i Oskarit

Statuja në vetvete ka pësuar pak ndryshime që nga ceremonia e parë e dhënies sesa në vitin 1929. Ikona prej ari është projektuar në letër nga Cedric Gibbons, shefi i artit në MGM dhe transformuar në një skulpturë nga artisti i Los Anxhelosit, George Stanley.

Gibbons, i lindur në Irlandë, ishte një prej dizajnuesve më me ndikim në Hollivud. Djali i një arkitekti, ai ka të ngjarë të ketë qenë i vetmi projektues në Hollivud që udhëtoi në Paris në vitin 1925 për të vizituar format e ndryshme të art dekosë që gjendeshin atje.

Bashkëshortja e Gibbons, aktorja e njohur meksikane, Dolores del Rio, ka pretenduar se shoku i saj, Emilio Fernandez, një asistent në Hollivood në mesin e moshës 20-vjeçare pozoi nudo për George Stanley si model për statujën. Ndërsa kjo i shton ekzotizëm historisë së Oskarëve, ajo mund të ketë ndihmuar ose jo karrierën e Fernandez-it si aktor dhe regjisor. Ai fitoi të parën Palmë të Artë në 1946 për filmin Maria Candeleria. Megjithatë, nuk dihet me siguri nëse ai ishte modeli.

Nëse historia e Emilio Fernandez është disi e paprovuar, emri “Oskar” mbetet akoma një mister. Zyrtarisht, statuja quhet Çmimi Akademik i Meritës, por të gjithë në Hollivood e njohin si Oskar që nga viti 1934. Vetë Akademia iu përshtat këtij emri në vitin 1939. Historia më e mundshme është se kur libraria e Akademisë, Margaret Herrick, e pa për herë të parë statujën, ajo tha se ngjante si xhaxhai i saj, Oskari. Pati edhe pretendime të tjera për emrin në atë kohë, përfshirë atë se Bette David e pagëzoi me emrin e bashkëshortit të saj të parë, Harmon Oscar Nelson.

Burri prej ari

Oskarët origjinalë të bërë prej bronzi të larë me ar, prodhoheshin nga CW Shumway & Sons në Batavia, Ilinois. Nga mesi i viteve 1930, statuja la bronzin dhe përqafoi një mbulesë bakri, nikeli argjendi dhe mbi to një shtresë ari prej 24 karatësh. Oskarët që atëherë shkëlqyen si përpara kamerave dhe i dhanë edhe më shumë krenari fituesve që i mbanin në rafte apo tavolinat e tyre. Që nga viti 1982, prodhimi është në duart e RS Owens & Company, në Çikago.

Largimi më i madh nga dizajni i traditës erdhi në vitin 1939 kur Walt Disney-t iu dha një Çmim i dytë Nderi. Podiumi ishte prej druri, mbi të qëndronte një Oskar standard dhe krah tij një palë shkallë të vogla druri ku poshtë tyre gjendeshin shtatë xhuxha, një homazh i realizimit të “Disney”-t, “Borëbardha” dhe “Shtatë Xhuxhat” në 1937.

Nga vitet 1942 dhe 1945, megjithatë, kur metalet ishin të pakta, Oskarët u bënë me allçi të pikturuar. Marrësit ishin në gjendje t’i shkëmbenin ato me statujat e arit sapo të mbaronte lufta.

Megjithatë, tregtia me Oskarët është e ndaluar. Që nga viti 1950 asnjë prej fituesve ose trashëgimtarëve të tyre nuk është lejuar t’i nxjerrë ato në treg pa ia ofruar së pari Akademisë me çmimin 1 dollar.

Disa fitues kanë gjetur hendeqe interpretimi për të mundësuar shitjen. Në vitin 2011, Beatrice Welles, vajza e Orson Welles, e nxori në ankand Oskarin e të atit, që ai e fitoi në vitin 1942 për Qytetarin Kejn. U shit për 861,542 dollarë. Mund të vlejnë të tjerët më shumë?

Oskarët në thelb janë të paçmueshëm. Ikona të Hollivud-it, ato janë më tepër si statujat fetare. Pavarësisht nëse kjo është apo jo e vërtetë, Emil Jannings thuhet se e ka mbajtur Oskarin e tij përpara vetes si një relikte të shenjtë teksa u është afruar trupave Aleate në Gjermani në fund të Luftës së Dytë Botërore. “Kam marrë Oskar”, qau ai, e mendohet se kjo i shpëtoi jetën.

Kryesisht e pandryshuar, statuja e Oskarit ka ndritur në heshtje përgjatë dekadave të trazuara në Hollivood. Një dizajn kureshtar dhe shumë i lakmuar, ajo mbetet “Grali i Shenjtë” i Hollivud-it.

*BBC.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *