Maqedoni, shqiptarët kundër shpërndarjes së Parlamentit

Dita

Deputetët e partive shqiptare, BDI dhe PDSH, kanë ndërmarrë një nismë për të anuluar vendimin për shpërbërjen e Kuvendit ditën e mërkurë, për t’i hapur në këtë mënyrë rrugë shtyrjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që ishin parashikuar të mbaheshin më 24 prill, pasi faktori ndërkombëtar vlerëson se, nuk ka ende kushte për mbajtjen e tyre në këtë datë.

Krerët e dy partive shqiptare, Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja, thonë se kanë për qëllim të shmangin thellimin e krizës në Maqedoni.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo nismë do të hyjë në procedurë parlamentare dhe nëse për të do të thërritet seancë urgjente nga kryeparlamentari, Trajko Veljanovski.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *