“Cristiano Ronaldo? Do të luajë në SHBA, në MLS”. Këtë deklaratë e ka bërë vetë Frank Lampard, i cili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur tashmë të jetojë dhe të luajë futboll, prej disa muajsh.
Sot, kur CR7 është vetëm 31 vjeç, shënon pak a shumë në çdo ndeshje të La Liga-s (22 gola në 25 ndeshje) ose në Champions (12 gola), nuk është absolutisht i interesuar për të lënë pas futbollin që vlen më shumë, të paktën për momentin.…
Në një intervistë të CNN, i pyetur mbi kolegët, apo ikonat e futbollit botëror, si puna e Messit apo Ronaldos, të cilët mund t’i bashkohen herët apo vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-futbollisti i Chelseas, Lampard deklaroi: “Si një hipotezë më së shumti realiste, shoh Ronaldon më së shumti afër MLS.
Për stilin e tij të jetesës, portugezi do të përshtatej shumë mirë këtu. Veçse një futbollist i madh është edhe një Shoë-man. Përbën profilin perfekt për këtu në Amerikë”, deklaroi anlezi 37-vjeçar.
