Detyrimet e prapambetura, si mund të bëhet pagesa

redaktor

Shumë kompani krijojnë detyrime të prapambetura në pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka përcaktuar procedurën se si do të bëhen këto pagesa te vonuara si shkak i rivlerësimit të pagave apo rideklarimi i pagave reale.

Kështu rastet e vetë deklarimeve apo rivlerësimeve për deklarimin e kontributeve shtesë të periudhave tatimore të mëparshme, janë ato që lidhen me diferenca në numrin e punëmarrësve ose pagave të tyre të periudhave tatimore përkatëse.

Mundësitë e rivlerësimeve dhe vetë deklarimeve për kontribute shtesë lidhen dhe pasqyrohen me diferenca në deklarimin e numrit të punëmarrësve, pagave të punëmarrësve dhe numrit të punëmarrësve dhe pagave të tyre.

Për të unifikuar veprimet lidhur me deklarimin dhe pagimin e shtetasve të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të periudhave tatimore të mëparshme, që kanë lidhje me zbatimin e një akti zyrtar, i cili depozitohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore, janë vendosur një sërë rregullash që kanë të bëjnë me vendimin e gjykatës mbi bazën e të cilit do të paguhen kontribute shtesë dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi i periudhave tatimore të mëparshme.

Po kështu bashkë me kërkesën tatimpaguesi dërgon zyrtarisht në Drejtorinë rajonale Tatimore listë pagesë, në formë shkresore, sipas periudhave tatimore të mëparshme, të plotësuar më të dhënat për pagat dhe kontributet shtesë të personave përkatës.

Këto listë pagesa tatimpaguesi i plotëson me të gjitha të dhënat e kërkuara sipas formatit të miratuar. Këto janë listë pagesa shtesë të listë pagesave të periudhave tatimore përkatëse, të cilat tatimpaguesi i ka dorëzuar në zyrën rajonale tatimore më përpara.

Në çdo listë pagesë shtesë në fund të saj nga tatimpaguesi bëhet shënimi shpjegues për bazën mbi të cilën kanë llogaritur kontributet që ajo përmban .

Vetëm pas pagesës së plotë të shumës së kontributeve të sigurimeve shoqërorë dhe shëndetësorë, drejtoria rajonale tatimore dërgon zyrtarisht listë pagesën në organet e sigurimeve shoqërore të rajonit përkatës.

Si do të bëhen pagesat nga dhjetori 2011 deri mbërritjen e sistemit të ri tatimor?

Me kërkesën zyrtare për drejtorinë rajonale tatimore për pagesën e kontributeve shtesë dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi shtesë, sipas udhëzimit tatimpaguesi dërgon dhe vendimin e gjykatës mbi bazim e të cilit do të paguhen kontributi për periudhat tatimor të mëparshme.

Inspektori përkatës në sistemin e deklarimit elektronik mbi bazën e dokumentacionit përkatës të dërguar nga tatimpaguesi bën korrigjimin në pasqyrat përkatëse, kryen rivlerësimin e deklaratave të detyrimeve dhe të kontributeve dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi te periudhave përkatëse tatimore.

Në çdo listë pagesë në fund të saj nga inspektori bëhet shënimi shpjegues për bazën mbi të cilën janë llogaritur kontributet që ajo përmban. Pas rivlerësimit të situatës në sistemin informatik tatimpaguesi printon urdhër pagesën nga llogaria shtesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe TAP.

Pagesat pas ngritjes së sistemit të ri tatimor C@TS

Tatimpaguesi brenda periudhës që i lejohet korrigjimi deklaron në formë elektronike të dhënat e listë pagesës për kontributet e personave për të cilët do të paguhen kontribute shtesë dhe tatim mbi të ardhurat nga punësimi shtesë ndaj periudhave tatimore përkatëse, ndërsa për periudhat e tjera i dërgon në formë shkresë në drejtorinë e rajonale të tatimeve përkatëse me të gjitha dokumentet e domosdoshme për vlerësim në mënyrë që procedura të kryhet nga inspektori tatimor.

Në çdo listë pagesë në vendin e caktuar, tatimpaguesi bën shënimin për arsyen përse ajo është deklaruar. Pas vlerësimit të situatës në sistemin informatik, tatimpaguesi printon urdhërpagesën nga llogaria e tij në sistemin informatik dhe bën pagesat për detyrimet shtesë të kontributeve të sigurimeve.

Vetëm pas pagimit të plotë të detyrimeve të kontributeve Drejtoria rajonale dërgon në mënyrë elektronike listë pagesën në organet e sigurimeve shoqërore të rajonit përkatës.

Drejtoria rajonale tatimore administron vendimet e gjykatës mbi bazën e të cilave janë hartuar listë pagesat shtesë të periudhave tatimore të mëparshme se bashku me nga një kopje të printuar të listë pagesave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *