Çfarë është Epigrafia?

redaktor

I nderuar lexues!

Epigrafia është shkencë që merret me studimin e mbishkrimeve në gjuhë e alfabete që nuk përdoren më sot dhe që zakonisht zbulohen nga arkeologjia. Mbishkrimet mund të jenë me karakter publik (ligje, dekrete), me karakter fetar dhe me karakter privat. Me interes për studimet shqiptare janë epigrafia greke e vjetër e romake, epigrafia paleokristiane, epigrafia bizantine dhe osmane. Midis mbishkrimeve të shumta që janë zbuluar në Shqipëri, një vlerë të veçantë kanë mbishkrimet në gjuhën greke të gjetura në qytetet antike: Dyrrah e Apoloni (gurë varri me emra ilirë etj.) që dëshmojnë për praninë e popullsisë ilire në këto dy koloni greke; mbishkrimet e gjetura në Butrot, Amantia, Bylis, Dimal etj., si dhe mbishkrimet latine me prejardhje nga qytetet që u shndërruan në koloni romake (Skodra, Dyrrahu, Bylisi, Butroti dhe rrethinat e tyre).

Share This Article
2 Comments
  • Gjuha “greke” e tanishme ishte gjuha e patriarkanes bizantine (mbeturine e perandorise romane lindore, byzantine – ashtu si ishte latinishtja per ate perendimore) ne Stamboll shume kohe para se te krijohej shteti “grek” me 1830. Edhe atekohe ajo gjuhe nuk ishte gjuha “greke” e popullit “grek” vendas. Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Helen”, as “helenë”. Shteti i vogel me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga fuqite europiane vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse. Shqiptaret jane pasardhes edhe te ilireve edhe te epiroteve edhe te maqedonasve edhe te malsianeve, ashtu siç jane edhe sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *