Djegia e makinave të zyrtarëve është kthyer në “tendencë” në Prishtinë. Këshilltari i Kryeministrit Bajram Gecaj ka konfirmuar për Gazetën Express se dikush ia ka djegur veturën e gruas së tij.
I kontaktuar nga gazeta, Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj (foto) ka konfirmuar se është djegur vetura e bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur para një ore në lagjen Pejton. Një natë më parë është djegur edhe vetura e familjes së ministrit Memli Krasniqi.
