VIDEO / Djemtë hutojnë shitësen, vjedhin marketin

Dita

Në qytetin e Durrësit, disa adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vjedhin xhiron ditore të një marketi.

Skema ishte e tillë: dy djemtë  kanë hyrë fillimisht për të blerë diçka, duke e hutuar shitësen, së cilës i kërkojnë ndihmë.

Në këtë mënyrë pjesa e kasës ka mbetur bosh, duke bërë të mundur që adoleshenti të vjedhë xhiron ditore për qejfin e vet.

Fatmirësisht, e gjithë skena e vjedhjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Video është publikuar nga “Jetaoshqef”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *