Venger akuza Barcelonës: Janë qaramanë

redaktor

Për 70 minuta, Arsenali ka frenuar Barcelonën, duke mos i dhënë thuajse asnjë mundësi ekipit të drejtuar nga Luis Enrike.

Por kanë mjaftuar 14 sekonda – në minutën e 71-të Barça kalon në epërsi – që nga momenti kur Pike ka larguar topin nga zona e Barcelonës, deri tek pasimi i fundit i Nejmar për Leo Mesin që ëndrrat e Arsenalit për të arritur një rezultat befasues ndaj kampionëve të Evropës janë shuar.

Arsen Venger i kishte bërë mirë llogaritë e tij, por përpara një treshe si Mesi-Suarez-Nejmar është tepër e vështirë të bësh parashikime.

Dhe që nga ai moment, Barcelona e ka kthyer në një ritual të zakonshëm, ku olit të parë i ka shtuar dhe një të dytë për t’i vënë ndoshta kapak që në Londër çështjes së kualifikimit.

Madje aq i sigurt duket kalimi i turit nga Barcelona, sa një gjë të tillë e ka pranuar dhe vetë trajneri i Arsenalit, Arsen Venger. Duke komentuar mundësitë e ekipit të tij për të realizuar një përmbysje historike në Barcelonë, francezi i ka dhënë vetëm 5% shanse skuadrës së vet.

“Kualifikimi jonë është thuajse i pamundur. me 95% Barcelona shkon më tej”- ka thënë shkurt ai për këtë temë.
Trajneri i Arsnealit nuk ka kursyer kritikat as ndaj rivalëve të tij, Barcelonës.

Venger nuk ka qenë i kënaqur me me sjelljen e lojtarëve të Barcelonës në fushë veçanërisht në momente faullesh. “Mendoj se lojtarët e Barcelonës janë disi problematikë në raport me gjyqtarët. Ata bërtasin, ulërasin kur rrëzohen dhe kjo i vë nën presion gjyqtarët.

Nuk dua të kursej asnjë, sepse të gjithë janë njëlloj, të gjithë ulërasin sapo rrëzohen në tokë. Thënë kjo dua ta pranoj se nuk ishte gjyqtari i ndeshjes fajtor për humbjen tonë”- ka deklaruar trajneri i Arsenalit.

Share This Article
1 Comment
  • Kerkoje gabimin tek vetja o trajner, ndryshe s’ke per te rregulluar asgje. Megjithate kam respekt per Venger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *