Burg të moshuarit, vrau fqinjin pasi e pandehu grabitës

redaktor

Gjykata e Shkodrës la dje në burg 76-vjeçarin e cili akuzohet se vrau në fundjavë fqinjin e tij, të cilin e pandehu për grabitës.

Avokati i Ndok Veçajt kundërshtoi vendimin, duke e mbrojtur me argumentin se “klienti i tij e ka pyetur personin se kush është, por viktima ka vazhduar të ecë nëpër oborr pa u përgjigjur”.

Edhe Veçaj gjatë dëshmisë së dhënë në prokurori ka thënë se e bëri për vetëmbrojtje pasi kujtoi se kishte hyrë grabitësi në shtëpi.

E pyeti tre herë kush je, por nuk mori asnjë përgjigje. Pas kësaj qëlloi me çifte në ajër dy herë dhe më pas në drejtim të personit në errësirë, i futur brenda rrethimit të shtëpisë”, tha avokati para gjyqtarit të gatshëm.

Viktima ishte fqinji 55-vjeçar, Nikë Bungu, i cili vuante njëkohësisht edhe nga shëndeti mendor.

Por gjykata pasi dëgjoi palët, vendosi që për momentin i moshuari nga Shtoji i Vjetër të qëndrojë në burg. Mbetet i paqartë shkaku përse viktima ishte futur në oborrin e fqinjit të tij dhe nuk i është përgjigjur kur e ka pyetur se kush ishte.

Avokati u shpreh se do të apelojë masën e gjykatës në shkallën e dytë, ku do kërkojë lehtësim dhe lirim të të moshuarit.

Kurse prokurorja Edlira Cufi tha se në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja dhe viktima kishte 2 plumba në trup, në bark dhe dorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *