Teatri “Bataclan” fton grupin “Cure” për rihapjen e tij

redaktor

“Ejani të luani në Bataclan”, është ftesa e administruesve të sallës së koncerteve të goditur në 13 nëntor nga sulmet xhihadiste, grupit britanik “The Cure”.

Nga sa raposton e përditshmja franceze “Le Monde”, teatri “Bataclan” po mendon që të rihapet në  14 nëntor, një vit pas sulmeve që shkaktuan 130 të vdekur.

Grupi britanik, do të jetë në Paris në 15 nëntor për një koncert në arenën “Bercy” dhe idea është që një ditë më parë ata të performojnë në “Bataclan”. Ende nuk ka ardhur përgjigjja zyrtare e muzikantëve, për të cilët rikthimin në këtë sallë do të ishte paksa si rikthim në origjinë.

Pikërisht në këtë vend ata kanë reazliuar show e parë francez, në vitin 1979, menjëherë pas daljes së albumit të tyre të parë, ‘Three Imaginary Boys’.

Në rast përgjigje pozittive nga ana e bandës britanike, do të mendohet dhe si si do të rregullohet gjithçka  me grupin “Eagles of Death Metal”, të cilët ishin duke performuar natën kur ndodhen atentatet dhe që kanë deklaruar gjithmonë se duan të jenë  të parë që të ngjiten sërisht në skenën e Bataclan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *