Ka çuditur opinionin publik kombëtar vendimi i dhomës së ulët të shtetit amerikan të Ajovës, Dhoma e Përfaqësuesve, që fëmijët e çdo moshe kanë të drejtë të posedojnë një “pistoletë, revolver dhe/ose municion, nën vëzhgimin e prindërve”. Ligji i miratuar me vota 62-36, duhet të kalojë edhe nga senati i Ajovës. Demokratët kanë reaguar kundër ligjit që “lejon krijimin e një milicie kalamajsh”. Por iniciatori i ligjit, republikani Xhejk Haifill (Jake Highfill), tha se ky legjislacion synon “të korrektojë një padrejtësi në kodin ligjor të Ajovës”, që aktualisht u ndalon fëmijëve nën 14 vjeç të përdorin armë dore. Arsyetimi i tij pasi u pyet nga Uashington Post: Të mësosh në moshë të njomë respektin dhe përgjegjësinë ndaj armës, është shumë e rëndësishme; përndryshe, do kemi fëmijë që bëhen 18 vjeç pa asnjë eksperiencë mbi armët (?!)

Nuk ka shtet me kete emer ne USA.
po mor Martin i mencuri ph ka, eshte Iowa, qe ne shqip lexohet sic e shkruan artikulli, Ajova
Osht Shaka mer,N-ul !!!
Iowa
Ju lutem edhe nje here mos I shqiperoni emrat se nuk po e marrim vesh per ke shtet behet fjale. Kush ju thote qe duhen shqiperuar emrat xhanem.