Blushi: PS kriminalizoi Parlamentin, Berisha duhet të kishte ikur

redaktor

Deputeti Ben Blushi, në një deklaratë për shtyp ka bërë përgjegjëse Parinë Socialiste për situatën e verifikuar këtë të enjte në Parlament.

PS duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve për degradimin e këtij parlamenti sepse ishte PS që futi në Parlament njerëz me rekorde kriminale”, ka thënë Blushi.

Deputeti socialist, prej kohësh i rebeluar ndaj lidershipit të partisë ku aderon, ka vlerësuar se, “sot duhet të ishte një seancë debati sesi Parlamenti duhet të pastrohet”.

Më tej, Blushi ka komentuar edhe paralajmërimin e ish-kryeministrit Berisha për dorëzimin e mandatit. “Berisha duhet ta kishte lënë mandatin prej vitesh, le ta mbajë fjalën tani”, ka thënë Blushi, i cili sa u takon veprimeve të sotme të opozitës është shprehur:

Opozita nuk ka kredon e opozitës kosovare, prandaj nuk pajtohem me gjuajtje vezësh”.

“Në 25 vite ky është parlamenti më i damkosur, sot duhet të kishte debat serioz dhe jo hedhje vezësh”, ka shtuar Blushi.

Share This Article
3 Comments
  • PO TI MORE socialSSalist ‘grevethyes’ pas 25 vjetesh ne parlamentin Wikilliks ku jane ngujuar te inkriminuar e korruptuar si çoban tani ne emer te kujt flet apo me mandatin e te ‘deleguarit’ te KOMINTERNIT!?
    Ti se bashku me salisjanet duhet te ini ne gjyqin e Norembergut me Sali Neronin allias HITLERIN!

  • O Blushi, te genjen mendja mor I zi. Nuk te jep njeri vota ty. Je kthyer ne level te Saliut. Kete nuk e hane as antikapatet e ju me SHQIPTARI qe shqyhemi per zgjuarsi e trimeri. Te gjithe e dime dikush qendrone pas teje. Te ka dale boja. Sa me shume ta kruash me kete qeveri q me keq do ta kesh me kete popull

  • Nuk ma lejon as edukata as morali e as etika, por ti e meritoke! Qenke nje m…t burr qe se paske shokun.
    Nuk e di se si mundet te keni qene shoke ti dhe Rama?
    Nuk e di sa munde te jesh shoke me kolege te tjere?
    Qe te dy per publikun e gjere jeni bere te njohur per shkak te pjesmarrjes tuaj ne jeten politike dhe si te tille vleresimi yne per ju do te jete pikerishte per kete njohje. Nje pjese e mire e komentuesve qe bejne keto vleresime, aq me teper edhe duke qene anonim nuk kane kurfare interesi te mburrin apo te kritikojne njerin apo tjetrin Ne dime mire te orientohemi per qendrimin tone ndaj njerit apo tjetrit.
    Rama si cdo politikan normal ne nje vend me nje anormalitet te “admirushem” me apo pa gabime, mundohet te jape ate kontribut te cilin anetartesia dhe elektorati ja njeh si cilesi te vecante ne raport me ty e shum te tjere si ty Lideri per ne nuk eshte nje qenie hyjnore, te cilit ne ti lutemi e ti blatoje gjithecka, e aq me keq ti bejme kurban jeten tone. Rama do te qendroj ne ate detyre te besuar per aq kohe sa do ta justifikoj besimin e anetaresise dhe te zgjedhesve, por nuk do te levizi nga ai pozicion sepse ti bashke me disa “ish” nuk ju pelqen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *