Në fillim të mbrëmjes, dedikuar ikonës së muzikës “soul”, Rej Carls, presidenti amerikan Barak Obama e siguroi audiencën se nuk do të këndonte, por nuk e mbajti premtimin.
Ai këndoi i pari në pjesën e fundit të “In Performance at the White House”, programit që zgjat rreth 1 orë brenda shtëpisë presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Të pranishëm ishin këngëtarët: Usher, Demi Lovato, The Band Perry, etj….
Obamat kanë pritur mbi 10 evenimente te tilla. Në fjalën e tij për Rey Charls, i njohur ndryshe si “Gjeniu”, Obama kujtoi se si u rrit këngëtari në jugun e ndarë në mes të varfërisë dhe tragjedive.
Por ai kishte dy gjera në favorin e tij, tha Presidenti amerikan, një nënë të fortë dhe muzikën.
Rey Charls, i cili humbi shikimin në fëmijëri ndërroi jetë në Qershor të vitit 2004.
https://www.youtube.com/watch?v=C_wdqevG0oc
