Gjermani, azilkërkuesi shqiptar humb jetën

Dita

Një azilkërkues shqiptar ka humbur jetën pas një përleshje me thika në Pulheim të Gjermanisë, të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se 26-vjeçari shqiptar është përleshur me një tjetër azilkërkues, më të cilin punonte së bashku në kamp.Konflikti fizik mes tyre ka shkuar deri në përdorimin e armëve të ftohtë, duke sjellë për pasojë vdekjen e të riut.

Dy banorë panë të plagosurin të shtrirë në rrugë dhe thirrën menjëherë urgjencën, por nuk ia dolën të shpëtonin jetën e tij.Vrasësi momentalisht është në arrati, ndërkohë që policia e Këlnit ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *